Flash

Basha nga Berati: Rama asnjë përgjegjësi për qytetarët, vendi po sundohet nga një bandë

Lapsi.al 19 January 2018
Basha nga Berati: Rama asnjë përgjegjësi për qytetarët,

Nga Berati, kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për t’i dhënë vetes një shans që të zgjedhin të lirë një qeveri që punon për qytetarët dhe jep llogari para tyre. Basha tha se për shkak të aleancës së Edi Ramës me krimin, ai ka braktisur detyrimet ndaj shqiptarëve duke punuar vetëm për pasurimin dhe pushtetin e vet. Kreu i opozitës iu referua rastit flagrant kur një mësuese e sëmurë me kancer pohoi përballë Ramës atë që opozita ka denoncuar prej kohësh, mungesën e ilaçeve në spitalet publike.

“Nuk gjeti kurajon t’i thoshte se përse ka 400 milionë lek fond për makina luksi dhe s’ka lek për të blerë ilaçet e sëmurëve me kancer. Përse nuk paguhen 50 milionë Euro taksa, nga ARMO në një vit dhe nga ana tjetër u thotë 1200 kryefamiljarëve, 1200 naftëtarëve; “Dilni në asistencë sociale”. Është fare e thjeshtë. Nuk ndjen asnjë përgjegjësi për asnjë shqiptar. Kjo nuk është më qeveri. Kjo është një bandë. Ne shkojmë atje më një objektiv të qartë. Banditët në burg dhe jo në qeveri, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë.”- u shpreh Basha.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI