Flash

Gazeta gjermane: Njeriu i Erdogan ndërton aeroportin e Vlorës

Lapsi.al 19 January 2018
Gazeta gjermane: Njeriu i Erdogan ndërton aeroportin e Vlorës

Gazeta prestigjioze gjermane Suddeutsche Zeitung ka raportuar se nga momenti që Erdogan u ngjit në pushtet në vitin 2002, Mehmet Cengiz ka fituar mbi 50 miliardë dollarë tendera, ose më shumë se 3 miliardë në vit. Gazeta gjermane e cilëson Mehmet Cengiz si pjesë e një kaste biznesmenësh, afër partisë së Erdoganit, të ashtuquajturit Tigrat e Anadollit.

Ndërsa Uashington Post vlerëson se Cengiz është shembull i sistemit klientelist në Turqi. Në vitin 2012, kur Cengiz së bashku me dy kompanitë e tjera që kanë paraqitur ofertë për Aeroportin e Vlorës, fituan kontratën për aeroportin e Stambollit, Prokuroria turke, e cituar nga agjencia “Reuters”, lëshoi urdhra ndalimi për Mehmet Cengiz dhe disa biznesmenë të afërt me presidentin Erdogan.

Ata u dyshuan për disa kontrata, përfshirë atë të aeroportit të Stambollit. Por urdhrat e arrestit të prokurorisë turke nuk u zbatuan nga policia. Vetë Erdogan, asokohe kryeministër, e quajti përpjekjen si një grusht shteti.

Ndonëse pak ditë më vonë dy ministra në kabinetin e tij, ai i kulturës dhe ministri i mjedisit dhanë dorëheqjen, duke hedhur akuza publike ndaj ish-shefit të tyre Erdogan, për lidhje të dyshimta me bizneset e ndërtimit.

Hetimet në Turqi u mbyllën edhe në sfondin e një beteje politike mes mbështetësve, që filloi me shkarkimin e dhjetëra prokurorëve dhe shefave të policisë, për t’u mbyllur me grushtin e dështuar të shtetit të korrikut 2016 ndaj Erdoganit dhe arrestimet masive që pasuan.

6 vjet pas tenderit për aeroportin e Stambollit, gjigandi Cengiz Construction do të ndërtojë një tjetër aeroport, këtë herë në Vlorë. Por ashtu si në rastin e tenderit për Aeroportin e Stambollit, sërish vendimi duket se është marrë në të njëjtën zyrë, siç njoftoi vetë kryeministri Rama në 4 shkurt 2017.

Ministria e Transporteve tha se aeroporti do të ndërtohet me paratë e kompanive private, por nuk pranoi të japë detaje mbi projektin, se sa do të kushtojë dhe si do të shpërblehen këto kompani. Në Turqi aeroporti po ndërtohet me garanci sovrane, që do të thotë se shteti del garant për fitimin e kompanisë.

A do të jetë edhe këtu e njëjta formulë? Këto detaje do të zbulohen në vijim, përpara se kontrata të kalojë për miratim në Parlament. Por edhe në tenderin e aeroportit të Vlorës, emrat janë të njëjtë me ata të Stambollit. /TCH/

Të këshilluara

Rama-Tsipras takohen në muajin prill?

Kanë nisur sot në qytetin e Korçës raundi i dytë i negociatave mes Greqisë dhe Shqipërisë për zgjidhjen e çështjeve të mbartura mes dy vendeve. Delegacionet kry...

19:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI