Flash

Ministria e Brendshme do të shpenzojë këtë vit rreth 50 mln lekë për pajisje përgjimi

Lapsi.al 19 January 2018
Ministria e Brendshme do të shpenzojë këtë vit rreth 50 mln

Ministria e Brendshme gjatë këtij vitit do të shpenzojë mbi 60 milionë lekë për blerjet në funksion të rritjes së sigurisë publike.

Rreth 80% e këtij fondi do të shkojë për pajisjet e përgjimit ku përfshihen ato për policinë shkencore dhe kriminale, shtimi i serverave si edhe mjete lundruese për drejtorinë kufitare bregdetare.

Në këtë kuadër Ministria e Brendshme ka rritur vëmendjen ndaj policisë duke rritur buxhetin, ku vetëm për gardën fondi është dyfishuar.

Buxheti i akorduar nga qeveria për këtë institucion, për vitin 2018, kap vlerën prej 21.1 miliardë lekësh , buxhet i cili shënon një rritje prej 8.4% krahasuar një vit më parë .

Lidhur me buxhetin, ministri Fatmir Xhafaj ka deklaruar më herët se përveç këtij ka edhe fonde shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilat do të investohen në teknologji dhe në asistencë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI