Flash

Ed Sheeran zbulon vajzën që i dedikon "Perfect" (Foto)

Lapsi.al 20 January 2018
Ed Sheeran zbulon vajzën që i dedikon "Perfect"  (Foto)
Ed Sheeran sapo ka shpallur fejesën me të dashurën e tij, Cherry Seaborn. Në një postim, këngëtari ka zbuluar që ai është fejuar me Seaborn “pak para vitit të ri”, duke zbuluar që çifti është “shumë i lumtur dhe i dashuruar”. Sipas BBC, Sheeran është njohur me Seaborn që kur ata ishin ende “në shkollë edhe pse janë bashkë vetëm që nga viti 2015”. Seaborn është një lojtare profesioniste hockey. Në postimin e tij të ëmbël, Sheeran shkruante që edhe macet e tyre ishin të kënaqura. Në mars, Sheeran ka thënë për një revistë që kënga e tij “Perfect” ishte frymëzuar nga Seaborn. “Vargu ‘Këmbëzbathur mbi bar, duke dëgjuar këngën tonë të preferuar’ është për një rast kur ne ishim në Ibiza duke dëgjuar Future’s March Madness duke ecur pa këpucë në lëndinë, të zhytur në një gjendje mendore, që ishte një kohë goxha e bukur”… Jam mirë! E ka fajin shiu që po bie sot!

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI