Flash

Grida Duma zbulon skenarin e PD-së për protestën e 27 janarit

Lapsi.al 20 January 2018
Grida Duma zbulon skenarin e PD-së për protestën e 27 janarit

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Grida Duma, parashikon në protestë të qetë në 27 janar dhe nuk beson se do të hiqen pllakat e bulevardit.

“Unë mendoj që jo. Çështja në fund të ditës është të thërrasim me vërtetësi të gjithë qytetarët pavarësisht nëse janë përfaqësues, militantë, anëtarë të PD apo jo. Pa i hequr asnjë presje faktit se janë përfaqësuesit e PD dhe anëtarët e saj që do mbajnë gjithë peshën”, tha Duma. Në studion e lajmeve të Ora News, ajo tha se punohet fort për angazhimin e qytetarëve në protestë, duke theksuar se pjesmarrja është kyçe në këtë aksion. “Po punohet me angazhim serioz për të angazhuar qytetarët në një pjesmarrje masive, treguesi i parë që do të jetë deciziv. Kjo nuk duhet të na çojë në relativizimin e numrave. Numrat nuk janë vetëm sasi, por edhe cilësi. Pjesëmarrja e numrave tregon se ka frymë. Nëse ne do arrijmë dhe do ta arrijmë, kjo është pjesë e kauzës dhe frymës.” tha Duma Por çfarë synon opozita përmes 27 janarit? “Së pari të nisë atë që është një valë protestash, është e vetmja mënyrë për të tronditur atë qeverisje që sot po rrezikon të shkojë në një tirani dhe autokraci.” tha ajo Duma adresoi akuza ndaj qeverisë se po përqëndron të gjitha pushtetet në një dorë të vetme, kjo por edhe mungesa e shpresës sipas saj duhet të mjaftojnë që qytetarët t`i bashkohen protestës së opozitës Grida Duma nënvizoi se Shqipëria duhet të përmbushë 5 prioritet kyçe të vendosura nga ndërkombëtarët, si e vetmja mundësi për çelur negociatat me Bashkimin Europian. Më 27 janar, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë thirrur për të dytën herë qytetarët në protestë. Duma paralajmëroi se kjo protestë do të pasojë edhe të tjera.

Të këshilluara

Kapet shqiptari me 7 kg kokainë në Itali

Mediat italiane e kanë konsideruar një nga operacionet më të suksesshme të në fushën e narkotikëve. Një 34-vjeçar shqiptar u vu në pranga pasi u kap me 7 kilogr...

21:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI