Flash

Mjeku tregon gjendje e 23-vjeçarit që vrau studenten: Ndodhet në koma me dy plagë, i rrezikohet jeta

Lapsi.al 22 January 2018
Mjeku tregon gjendje e 23-vjeçarit që vrau studenten: Ndodhet

Aldison Beluli, persoi që vrau Ariela Muratajn dhe më pas qëlloi veten, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë, mjeku i Spitalit të Traumës Jorgo Margo, që ka nën vëzhgim 23-vjeçarin Aldison Beluli ka pohuar se gjendja e tij është e rëndë dhe se rrezikon vdekjen nëse truri vazhdon ënjtjen. Mjeku tha se pacienti ka 2 plagë në kokë që kanë shkaktuar jo pak dëme, duke folur për dëmtime të kockave të fytyrës dhe edemë të trurit.

“Pacienti ka dy plagë të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme tek i sëmuri. Kemi thyerje të kockave të fyturës, kemi dëmtime të bazës së kraniumit, të rrënjës së hundës dhe dëmtime intrakraniale ose të trurit. Është një zonë e madhe hemorragjike nga ana e djathtë por më e dëmshme është edema e gjithë trurit. Nuk është problemi se i ka kaluar plumbi por është në rrezik sepse procesi i ënjtjes ose edema i merr jetën. Nëse kjo vazhdon truri mbyt veten dhe këtu është edhe vdekja. Ne pamë që ka dy vrima, dy plagë me dy plumba, por janë probleme më tepër balistike, që ka kush i interpreton ne na takon të flasim për ato dëmtime që janë të rënda. Flasim për një prognozë jo të mirë. Është trajtuar që në ardhje, ka qëndruar në urgjencë deri në mëngjes. Është i intubuar me frymëmarrje të drejtuar. Sot në mëngjes ka shkuar në reanimacion, të shpresojmë që të mos progresojë enjtja e trurit. Është në koma, nuk ka lëvizje. Është vendosur menjëherë në komë me ilaçe. Këtu nuk mungon asgjë, nuk besoj se transferimi jashtë do të sillte përmirësim”, tha shefi i reanimacionit, në Spitalin e Traumës.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI