Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Parodia, mediat 'nën rrotat' e Lali Erit (FOTO)

Lapsi.al 22 January 2018
Parodia, mediat 'nën rrotat' e Lali Erit (FOTO)

Erion Veliaj i tërhoqi sërish në shtegun e propagandës së tij mediat në vend. Thjesht fakti që ai shkoi me biçikletë sot në zyrat e Kuvendit, u shndërrua në një lajm kombëtar. Të gjitha mediat e pasqyruan lajmin, që u servir me foto dhe tekst të gatshëm nga zyra e tij në Bashkinë e Tiranës, a thua kjo ishte një ngjarje e madhe. Pjesë e kësaj parodie ishin edhe mediat opozitare edhe ato pranë pushtetit. Lapsi.al bën një vëzhgim të vogël se si u pasqyrua ky 'scoop' në disa prej portaleve kryesore të vendit.

‘TiranaPost.al’ shkon më tej se gjithë të tjerët. Që në titull e krahason Erion Veliajn me Justin Trudeau, kryeministrin e Kanadasë. Vijon më tej elozhet teksa shkruan se kryebashkiaku i ka suprizuar të gjithë nga fakti që u paraqit me biçikletë për të firmosur një marrëveshje të rëndësishme.

‘Syri.net’ që nuk le socialist pa kritikuar, pavarësisht hierarkisë apo funksionit që ka, në titull thotë se ky është show i radhës nga kryebashkiaku i Tiranës, por më tej lajmin vijon sipas komunikatës që ka shpërndarë zyra e propagandës së Veliajt. Përmenden investimet e tij në korsitë e biçikletave dhe popullimi i kryeqytetit me rreth 4 mijë biçikleta të reja, të cilat mund të përdoren nga të gjithë kundrejt një bilete më të lirë sesa bileta e autobusit.

‘Shqiptarja.com’, botuesi i së cilës ka raporte shumë të afërta me kryebashkiakun e Tiranës, nuk ka sesi të zhgënjente as këtë herë. Lajmi është komplet komunikata e shpërndarë nga zyra e Veliajt, shoqëruar me fotot dhe mbase edhe me atë titull që kanë sugjeruar njerëzit e tij. Veliaj i surprizon të gjithë, thjesht sepse i ka hipur biçikletës...

‘BalkanWeb’ nuk bën asnjë përjashtim. Edhe ky portal është ‘nën rrotat’ e biçikletës së Lali Erit. Fjala ‘surprizë’ nuk i mugon titullit. Më tej vijon komplet komunikata e dalë nga zyra e Veliajt.

E njëjta gjë ndodh edhe me media të tjera; 'Panorama', ‘JavaNews.al’, ‘Dritare.net’, ‘GazetaTema.net’, ‘Mapo’ e deri tek ‘Koha Jone’ pranë LSI-së. Në unison ato orvaten të lartësojnë figurën e Veliajt si politikani që s'ka lidhje me jetën e luksit, makinat e shtrenjta apo vanitetin që të jep pushteti, pa thënë në fakt se e gjithë kjo është thjesht teatri i radhës nga kryebashkiaku i Tiranës.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

Ben Blushi tërhiqet nga politika

Pas mosmarrëveshjeve me Mimoza Hafizin, Ben Blushi themeluesi i LIBRA, tërhiqet nga drejtimi i kësja partie. Ai e ka bërë publik këtë vendim përmes një letre pu...

14:42

A mund të luftohen me ligj lajmet e rreme?

Raphawl Hadas-Lebel PARIS – Si mund ta luftojnë shoqëritë prurjen e informacionit të rremë, shpesh herë të fabrikuar, që vërshon nëpër internet dhe përmes me...

18:19

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI