Flash

Patozi-Kryemadhit: Mos fol kundër klasës politike, sikur është një problem që me LSI-në nuk ka lidhje

Lapsi.al 22 January 2018
Patozi-Kryemadhit: Mos fol kundër klasës politike, sikur

Përms një postimi në Facebook, ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi shkruan duke iu drejtuar Monika Kryemadhit, se ajo mund të protestë për çfarë do arsye, por nuk mund të flasë kundër klasës politike në vend. Patozi shprehet se Kryemadhi nuk duhet të flasë për këët klasë sikur LSI nuk ka lidhje.

”QË TË BIEM DAKORD SE KUSH QUHET "KLASA POLITIKE"...

E nderuar Monika dhe kushdo politikan tjetër kalibri, që mendon dhe flet njësoj si ty në këto ditë dimri... Je plotësisht në të drejtën tënde të protestosh, revoltohesh dhe rebelohesh ndaj çdo qeverie, e sidomos ndaj kësaj të Edi Ramës. Është padyshim në zgjedhjen tënde të gjesh formën më të përshtatshme për ta qëlluar dhe, pse jo, rrëzuar, sepse ne nuk e meritojmë aspak atë. Qoftë edhe duke i bërë thirrje popullit të të ndjekë për t'u rikthyer sa më shpejt aty ku ishe për 8 vjet rresht, në pushtet pra. Thuaju çfarë të duash njerëzve për 21 janarin, për 1 prillin, për 18 majin, por edhe për 27 janarin, që nuk ka ardhur akoma...

Vetëm, të lutem shumë, një gjë mos e bëj! Mos fol kundër klasës politike, sikur është një problem që vetëm me LSI-në nuk ka lidhje, sepse kam frikë se do të tërbosh dynjanë.

Sepse sa herë e përmend, druaj shumë se njerëzit do mendojnë më keq se sa e ka hak, pikërisht, për atë që ti ke parasysh kur thua "klasën politike". Duke më përfshirë edhe mua po deshe aty, me gjithë rolin tim modest në vendimmarrjet e rëndësishme të kësaj Republike, që po kalbet me shpejtësi. Imagjino pastaj çfarë bëhet me udhëheqësit e tjerë të mëdhenj, që kanë pasur dhe kanë një rol vendimtar në "sukseset" dhe "fitoret" historike të këtij çerekshekulli.

Tek të cilët, pa asnjë dyshim dhe me plot meritë përfshihesh edhe ti, si kryetarja e njërës prej partive kryesore në Shqipëri. Sepse i bie pastaj që klasën politike duhet ta kërkojmë tek të varfërit, të papunët, tek ata që po lënë Shqipërinë nga dëshpërimi dhe të tjerë hallexhinj me shumicë, që kemi prodhuar bashkarisht në këto vite.

Të cilëve, në fakt, u kemi bërë gjëmën, por të paktën këtë të fundit mund t'ua kursenim.” – shkruan Patozi.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI