Flash

Zbulohen detaje/ Çfarë do të ndodhë në takimin Rama-Tsipras të së enjtes

Lapsi.al 22 January 2018
Zbulohen detaje/ Çfarë do të ndodhë në takimin

Negociatat Bushati-Kotzias të mbajtura në “bunkerin” e Korçës duket e kanë prodhuar rezultate konkrete, por ekskluzivitetin e të bërit publike e kanë marrë shefat e tyre. Takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Greqisë, Alexis Tsipras që do të mbahet pas 3 ditësh nuk do të jetë thjesht protokollar.

Konfirmohet se takimi mes dy kryeministrave do të zhvillohet gjatë samitit të Davosit në Zvicër që nis punimet të martën deri të premten. Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka konfirmuar në një deklaratë për mediat në Bruksel se takimi do të zhvillohet ditën e enjte në orën 09:45.

Kotzias tha se në takimin e tyre, kryeministrat do të certifikojnë rezultatet e bisedimeve të Korçës, ku sipas Kotziasit të dy palët arritën dakordësi për mosmarrëveshje dhe probleme të 70 viteve të fundit.

Takimin me Tsipras e konfirmoi në mbrëmje edhe kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për “5 pyetje nga Babaramo”.

“Do të takohem në ditët në vijim me kryeministrin Tsipras, pasi do jemi në Davos. Mbetet një fazë tjetër e saktësimit të elementëve që kanë të bëjnë me marrëveshjen e arritur në linja të gjëra me pas detajohet në dokumente që do të marrin vlerë qoftë ligjore qoftë edhe për sa i përket një platforme të re të partneritetit strategjik” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se janë disa tema për të cilat janë shtruar në tavolinë.

“Jemi në një proces. Të gjitha çështjet janë në tavolinë, që nga ligji absurd i luftës, deri në çështjet që kanë të bëjnë me lehtësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë për ta. Do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që i mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të rishkruajmë një histori të re” – tha kryeministri shqiptar.

Në fakt, dita e kënë ka qenë tepër e mbushur me deklarata për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ministria e jashtme greke përshëndeti fillimin e punimeve për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë Shqipëri. Edhe Kotzias shprehu kënaqësi për këtë zhvillim

Por ndërsa në Tiranë qeveria ende nuk ka ndodnjë reagim kritik për negociatat me Greqinë, ndryshe po ndodh në Athinë. Qeveria e Tsipras duhet të përballet edhe me reagimet e partisë më të madhe opozitare, Demokracia e re. Kjo e fundit e ka akuzuar Tsipras se çështje të rëndësishme të politikës së jashtme po i trajton me një logjike fshehtësie dhe diplomacie sekrete. Negociatat me Shqipërinë do të diskutohen edhe në një interpelancë në parlament. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI