Flash

Komedia e Steve Brown që për pak u kthye në tragjedi (Video)

Lapsi.al 23 January 2018
Komedia e Steve Brown që për pak u kthye në tragjedi (Video)

Komediani Steve Brown ka folur për herë të parë pasi u sulmua dhunshëm gjatë shfaqjes së tij në The Comedy House në Karolinën e Jugut mbrëmjen e së dielës. Komediani zgjodhi burrin e ulur në rreshtin e parë për të bërë një shaka por mesa duket ai nuk ishte në humor të mirë. Burri iu kthye duke hypur në skenë e më pas filloi ta sulmonte. Ai e goditi me mbajtësen e mikrofonit dhe më pasj i gjuajti me një stol druri. Brown sqaroi incidentin me anë të një video në Instagram. “Më lejoni t’iu them. Ky sulm i paprovokuar që më ka ndodhur është një kujtesë se pse në këto skena komedie duhet të ketë një siguri të mirëfilltë profesionale për të na mbrojtur artistët që sjellin për pronarët e këtyre skenave kaq shumë para. Kjo mund të kishte përfunduar në mënyrë të tmerrshme.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI