Flash

SKANDALI/ Etilda Gjonaj largon nga Shqipëria të arrestuarin e vetëm të dosjes Habilaj-Tahiri

Lapsi.al 25 January 2018
SKANDALI/ Etilda Gjonaj largon nga Shqipëria të arrestuarin e

Nezar Seiti u përcoll rreth orës 11:40 të mesditës në Rinas, nga dy agjentë të Interpolit. Për ekstradimin drejt Italisë, policia shqiptare i citoi gazetarëve disa nene të Kodit Penal italian për të cilat Seiti do të përgjigjet në Itali, të shoqëruara me sqarimin se Nezar Seiti u është dorëzuar në Rinas autoriteteve italiane në bazë të urdhrit nga ministria e Drejtësisë.

"Ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar dorëzimin e personit tek autoritetet italiane brenda datës 30.01.2018" thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Qeveria më në fund "hoqi qafe" krahun e djathtë të Moisi Habilajt, i vetmi që ishte arrestuar nga dosja që implikon Saimir Tahirin në trafik droge. Që nga dita që u arrestua, Nezar Seiti kishte këmbëngulur për ekstradimin drejt Italisë, por ishte mbajtur me disa vendime gjykate pas përpjekjeve të prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Edhe në momentin e ekstradimit, për Nezar Seitin ekzistonte masa e arrestit me "burg pa afat" nga gjykata, por duket se Ministria e Drejtësisë e ka shpërfillur totalisht.

Me firmën e Etilda Gjonajt është urdhëruar ekstradimi drejt Italisë dhe Fatmir Xhafaj ka bërë menjëherë ekzekutimin e urdhrit.

Duket se Gjonaj ka shkelur vendimet e Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda si dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë vendosur arrest me burg për Seitin.

Duket se ekstradimi i 41 vjeçarit nga Gjormi i Vlorës është bërë pa dijeninë e avokatit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

"Si Prokuroria e Krimeve të Rënda ashtu edhe në Prokurorinë e Përgjithshme thonë se nuk e kuptojnë mbi ç’baza ligjore është kryer ky ekstradim, në një kohë kur ndaj Seitit kishte një masë sigurimi arrest me burg" raporton Top Channel.

 

Me siguri që sapo ka zbritur në Itali, Nezar Seiti është mikpritur nga hetuesit italianë. Dosja e banditëve që trafikonin tonelata me kanabis drejt brigjeve të Italisë bëhet më e plotë me "krahun e djathtë të Moisi Habilajt".

Nezar Seiti u konsiderua si njeriu që kishte për detyrë organizimin e transportit detar të drogës dhe ndarjen e parave që fitohej nga shitja e saj. Në rolin e "financierit" të bandës, ai ishte përgjuar nga Antimafia italiane dhe përgjimet u dërguan edhe në Shqipëri.

Për prokurorët shqiptarë, Seitaj ishte një i burgosur i rëndësishëm, pjesë e dosjes ku është përfshirë Saimir Tahiri.

Si duhet lexuar "lëshimi" që iu bë Nezar Seitit?

Duke qenë se kemi të bëjmë me një vepër penale që ka ndodhur në të dyja anët e kufirit, ligji supozohet të ndëshkojë njësoj trafikantët e të dy vendeve.

Hetimet duhet të jenë komplementare. Për këtë arsye, italianët kanë sjellë në Shqipëri dosjen me përgjimet dhe Nezar Seiti ishte i vetmi i arrestuar nga pala jonë.

Por kur drejtësia italiane ka 7 të arrestuar për këtë çështje, pa llogaritur Nezar Seitin, në Shqipëri qelitë janë bosh.

Bilanci i Prokurorisë së Katanias përballë asaj të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për të njëjtën vepër penale, është katastrofik për disa arsye.

  1. Prokurorët shqiptarë u penguan nga Partia Socialiste për arrestimin e Saimir Tahirit.

2) Dështoi aksioni për arrestimin e ish shefave të policisë, të akuzuar për trafik droge

3) Orest Sota u lirua nga burgu pasi u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit

Tani me firmën e Etilda Gjonajt dhe pa llogaritur as prokurori dhe as gjykata "hiqet qafe" edhe i arrestuari i vetëm i çështjes, Nezar Seiti.

Dosja e Tahirit po shkon drejt shpërbërjes dhe goditja e Etilda Gjonajt ka qenë e fundit. Tani është kuptuar se edhe gjykatësit kanë ndërruar mendje që kur i kthyen ish ministrit të Brendshëm pasaportën dhe kartën e identitetit.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

Pse shpërtheu Lu: "Boll e shatë Amerikën"

Me sa duket Donald Lu është i lodhur nga kritikat që ka marrë nga qarqet politiko-mediatike vendase lidhur me mënyrën se si ai po luan për të shpënë përpara ref...

19:04

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI