Flash

Plas sherri, Valbona Mema për Artiola Toskën: Ajo nuk ka shpirt, po më heq bukën e fëmijëve!

Lapsi.al 27 January 2018
Plas sherri, Valbona Mema për Artiola Toskën: Ajo nuk ka shpirt, po

Në një intervistë të rrallë, në televizionin "In", këngëtarja Valbona Mema ka shpërthyer në një sfidë ndaj koleges së saj Artiola Toska.

Sipas saj, kolegia është duke e luftuar dhe e ka ndërhyrë aty ku nuk duron dot më, tek fëmijet e saj!

Gjithçka nisi kur Ermal Peçi, drejtuesi i emisionit e pyeti se kush isjhte këngëtarja më e mirë popullore e Shqipërisë së mesme.

“Dua ta bëj publike. Nesë ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyj në bukën e fëmijeve të mi. Artjola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyre aty nuk duroj, tek fëmijët. E kam konsideruar mike të familjes por nësë vazhdon me këtë ritem duhet të përballet publikisht. Unë s’kam asgjë me të”- tha e emocionuar Valbona Mema.

I vendosur përballë këtij rrëfimi Ermali tha se fton edhe Artjolën në studio n.q.s dëshiron të sqaroj këtë situatë, teksa pyet Valbonën nesë janë konfliktuar nga afër me njëra-tjetrën, nëse vet ajo e ka ofenduar apo diçka e ngjashme.

“Sharë? Unë nuk para shaj. Nëse do kem debat do t’ja them para syve. Nuk e di nëse i ka djegur diçka që i kam thënë para syve. Unë nuk kam lidhje me atë që bën ajo, jemi krejt të ndryshme. Vazhdo punën, jetën tëndë. Edhe pse kompozitori që ty të ka ngritur dhe që mendon se unë jam për një pjesë të popullësisë te vazhdoj punën e tij” – vijoi Valbona.

Nga ato që tha drejtuesi i emisionit, duket se sherri mes dy këngëtareve ka të bëjë me luftën për të kapur njërin koncert apo tjetrin, por për shkak se drejtuesi i emisionit nuk këmbënguli, motivi i sherrit mbeti i paqartë.

Ndiqni për më shumë intervistën e plotë në videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=hlnVJ-MtFjA&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI