Flash

"West Side Family" rikthehet si më parë, a do të zëvëndësohet Dr.Flori?

Lapsi.al 27 January 2018
"West Side Family" rikthehet si më parë, a do të

Ata janë autorë të një sërë hitesh, tekstet e disa prej të cilave i mbajmë akoma mend. E pas një shkëputje të gjatë nga muzika, grupi i famshëm “West Side Family”, u rikthye me këngën “Beso” kushtuar ish-pjestarit të këtij grupi, Dr.Flori. Një këngë mjaft e bukur dhe e ndjerë, e veçanta e së cilës ishte dhe fakti se pjesë e videoklipit ishte edhe Dr.Flori.

Por lajmi i mirë është se ata kanë në planë ta mbajnë të bashkuar grupin për të na sjellë të tjera projekte. Landi dhe Miri kanë treguar se viti 2018 do të jetë plotë punë për ta. Të pyetur nëse do ta shtojnë apo jo grupin e tyre, Landi thotë se grupi nuk do të shtohet, por do të punojnë edhe me një tjetër person.

“West Side Family" kanë funksionuar në fillim me Florin dhe Mirin e më pas u bashkova unë. Kemi qenë karaktere të ndryshme si në skenë ashtu edhe në jetë. Ne nuk do ta shtojmë grupin, thjesht do të punojmë me vëllanë e Dr.Florit, Albanin i cili është i karikuar këto kohë për të bërë muzikë shumë të mirë”, thotë këngëtari.

Të këshilluara

Agjensia që reklamon modelët mbi 45-vjeç

Në shoqërinë tonë të re të obsesionuar pas rinisë së përjetshme, është bërë shumë e lehtë të harrosh bukurinë dhe magjepsjen e atyre që plaken me hir. Kështu...

11:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI