Flash

Gjiko e kapin me "gabime" në Maldive, hoteli e fut në listën e zezë (VIDEO)

Lapsi.al 29 January 2018
Gjiko e kapin me "gabime" në Maldive, hoteli e fut në

Reperit të këngës "Gabime" mund t'i bllokohet hyrja përgjithmonë në ishujt Maldive. Shkak për këtë është bërë kapja e një peshkaqeni dhe më pas postimi i fotove dhe videos në rrjetet sociale. Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko shihet që kap peshkaqenin dhe e hedh më pas në rërën e plazhit.

Resorti “Kuredu” në Maldive ka njoftuar se reperi kosovar Gjiko është futur në listën e zezë shkruajnë mediat e këtij vendi.

“Klienti është futur në listën e zezë të resortit për një kohë të pacaktuar dhe ne do t’i ofrojmë asistencë autoriteteve lokale nëse ata dëshirojnë ta ndjekin çështjen”, thuhet në një përgjigje të resortit “Kuredu” në rrjetin social “Facebook”.

Keqtrajtimi i peshkaqenëve dënohet me ligj në Maldive, sipas një ligji të miratuar në vitin 2009.

Të këshilluara

Zbulohet kush është i dashuri i Malia Obamës

Që në momentin kur Malia Obama vazhdoi universitetin në 2017, janë përhapur fjalë për lidhjet e saj të dashurisë dhe të jetës studentore që bën. Malia është në ...

13:42

Genta Ismajili pranon ndërhyrjet estetike

Këngëtarja energjike dhe shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli është përfolur së fundmi se ka bërë ndërhyrje estetike, lajm që ka mbushur portalet, por a ë...

13:02

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI