Flash

Janari iku, “peshqit e mëdhenj” të Donald Lu-së ende të lirë

Lapsi.al 29 January 2018
Janari iku, “peshqit e mëdhenj” të Donald Lu-së ende

Po bëhen tre muaj që kur Donald Lu lëshoi në publik paralajmërimin e bujshëm për arrestimin e peshqve të mëdhenj. E bëri ditën që prezantoi Task Force kundër krimit të organizuar në Ministrinë e Brendshme, aty ku foli me bindje për një plan agresiv që do të finalizohej me kapjen e peshqve të mëdhenj.

“Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK-un dhe BKH-në.

Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë”

“Në shqip ju thoni: “Peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh” (Donald Lu 7 Nëntor 2017)

Paralajmërimi qe i fortë. Për ta shtuar presionin, Lu vuri në lojë besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Mesazhi ngjalli shpresë dhe jo më kot pati jehonë në media.

Një leksion që e merr falas në Shqipëri nëse ndjek zhvillimet e ditës është se qelitë gjithnjë mbeten bosh, kur përballë drejtësisë janë të fortët e krimit të organizuar dhe politikanët e korruptuar.

Leksionin e mësoi edhe Donald Lu kur në 19 Janar, në një intervistë për gazetën Dita u shfaq i gënjyer nga zyrtarët e qeverisë.

“Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar? Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin.

Por nuk duam premtime, duam rezultate”

Janari iku. Pati rezultat, por jo ato që i kishin premtuar Donald Lu-së. Në vend të prangave, për peshqit e mëdhenj erdhën lajmet e mira.

Nga dosja më e nxehtë e Prokurorisë për Krime të Rënda, që ka nën hetim ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, këtë muaj lanë qelinë e burgut, dy të arrestuarit e vetëm të çështjes.

Në fillim të Janarit u lirua nga burgu Orest Sota, i kapur me 863 mijë euro, për të cilat prokuroria pati dyshime se i përkisnin Saimir Tahirit. Në Gjyaktën e Apelit të Krimeve të Rënda, gazetarët raportuan se kur u pyetën se kujt i përkisnin paratë e kapura, prokurori heshti.

Lirimi i Orest Sotës u pasua me një ngjarje skandaloze. I pagëzuar si “financier” i Habilajve, Nazer Seitaj u ekstradua në Itali, megjithëse kishte një vendim gjykate që bllokonte ekstradimin. Me ikjen e tij jashtë Shqipërisë dosja Tahiri-Habilaj po shkon drejt fundit.

Këto ditë Janari, Durim Keçi, i akuzuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostiticioni, i arrestuar si pjesë e pperacionit Kanun u lirua nga burgu, megjithëse për të kishte një kërkesë ekstradimi nga Italia. Në gjykatë u gjet një gabim në kërkesën për llogaritjen e viteve të burgut që kishin bërë italianët. Lirimin e tij nga burgu e kishte paralajmëruar Lulzim Basha, sipas të cilit Edi Rama e kishte bërë personalisht premtin për tutorin e prostitutave.

Po këto ditë Janari, erdhën lajme të mira edhe për vrasësin e dyshuar me pagesë, Shkëlzen Hasanpapaj, i kontraktuar nga bandat e Elbasanit, të lidhura me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit. Dosja e tij u dërgua në gjykatë me akuza të ndryshuara që ia lehtësonin dukshëm pozitat në procesin gjyqësor.

Si të mos mjaftonin këto, në Janar ndodhën një seri shpërthimesh me tritol, gjithsej 11 të tilla për një muaj.

Tre muaj më pas, paralajmërimet e Donald Lu-së për arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar duken jorealiste, dhe në raste të tilla ambasadori duhet ta ketë dëgjuar që në shqip, thuhet: Peshku në det, tigani në zjarr!©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

Basha zbulon armiqtë e rinj në protestë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ka folur për mercenarë dhe oligarkë të Edi Ramës që janë në shërb...

14:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI