Flash

Përplasja në media/ Blushi në Top Channel, lajm i mirë apo lajm i keq?

Lapsi.al 29 January 2018
Përplasja në media/ Blushi në Top Channel, lajm i mirë apo

Njoftimi i bërë sot nga pronarja e Top Channel se Ben Blushi do të fillojë punën si drejtori i  ri i  këtij televizioni është parë në mënyrë tejet kundërthënëse nga media të ndryshme. Disa e kanë përshkruar këtë zhveshje të kostumit të politikanit për të riveshur atë të gazetarit si një mission të pamundur. Ata kanë theksuar se Blushi i  si kryetar i  Libras e ka fshikulluar sistemin e mediave që nuk i  shërbejnë publikut, ku tani po futet dhe vetë. Ata kanë theksuar se ai i  lë projektet përgjysëm si në rastin e LMN edhe të Libras. Ata kanë shprehur gjithashtu dyshim se ai do të shpjerë me vete në Top Channel ekon e betejave të tij epike kundër Ramës.

Nga ana tjetër nuk kanë qenë të pakta shkrimet në portale që e kanë parë rikthimin e Blushit në gazetari si një ogur të mirë. Eksperienca e tij e fundit në këtë profesion, është beteja e paepur si drejtues i  “Koha Jonë” për t’i dhënë fund rregjimit vjedhës dhe bandit të Berishës së parë. Edhe investimi i  tij në libra me filozofinë e krijimit të diçkaje të re përtej paritve të konsumuara si PD dhe PS,  mun dtë përcillte një frymë të re në një TV të madh si Top Channel. Ai mund të krijonte frymën mediatike për të hedhur shtratin e disa ideve që nuk triumfojnë kollaj me mjete politike.

Në këtë kuptim, kthimi i  Blushit në profesionin e parë mund të jetë një hap pozitiv. Por kjo mbetet në rafshin e supozimeve.

Suksesi i  tij do të varet nga dy gjëra: sëpari nga vullneti i  tij për të përçuar edhe në media të njëjtën frymë që u përpoq të impononte vitet e fundit në politikë dhe së dyti nga këmbëngulja e pronares së Top Channel për ta parë median e saj si një mision dhe jo si një barrikadë për shantazhin e radhës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Basha zbulon armiqtë e rinj në protestë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ka folur për mercenarë dhe oligarkë të Edi Ramës që janë në shërb...

14:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI