Flash

Brenda shtëpisë luksoze të David Beckham

Lapsi.al 30 January 2018
Brenda shtëpisë luksoze të David Beckham

Ai është një nga ish- futbollistët më të njohur si dhe shpesh herë është quajtur një nga meshkujt më me stil në botë,ndërkohë bashkëshortja e tij është një nga ikonat e modës, ku shpesh herë shfaqet në tapetin e pasarelave me koleksione ekskluzive. Victoria Beckham është gjithashtu shumë aktive në rrjetet sociale dhe këtë herë bukuroshja ka treguar nëpërmjet videove të ndryshme të postuara në instagram shtëpinë e çiftit në Londër, një banesë e cila kushton 35 milionë euro. Në videot e publikuara nga Victoria duket mjaft qartë luksi në të cilin jeton ajo dhe bashkëshorti i saj së bashku me katër fëmijët e tyre, harper, Romo, Cruz dhe Brooklyn. Duket se vet Victoria është kujdesur për modelimin e banesës e cila duhet thënë që të lë vërtet me gojën hapur. Gjithashtu në videot e postuara duket se çifti edhe pse kanë angazhime të shumta për karrierën e tyre, gjithmonë gjen kohë për fëmijët e tyre. Përveç Victoria të cilën e kemi parë shpesh herë të kalojë kohë me fëmijët e saj këtë herë në videot e publikuara duket edhe Beckham i cili është duke gatuar për ta.

Të këshilluara

Kim K publikon foton tërësisht nudo (Foto)

Kim Kardashian ka nisur albumin e fotove të saj me pullë të kuqe duke e nxehur atmosferën në këto ditë të ftohta dimri. Ashtu siç e kemi parë kohët e fundit ...

10:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI