Flash

Prishën marveshjen me "On Record" Mozzik dhe Getinjo krijojnë "2EuroGang"

Lapsi.al 30 January 2018
Prishën marveshjen me "On Record" Mozzik dhe Getinjo

Pak kohë më parë, largimi i Mozzik dhe Getinjos nga “On Records” u përfol shumë për nga mënyra sesi ndodhën ngjarjet dhe për faktin se gjithçka ndodhi papritur, kur dukej se marrëdhënia mes reperave dhe drejtuesve të label-it ishte shumë e mirë. Pavarësisht kësaj, mesa duket reperët kanë vendosur të nisin një rrugë të re, krijimin e një labeli të tyre.

Ditën e djeshme ata kanë njoftuar në Instagram për faqen e re zyrtare, “2 Euro Gang”. Madje, bazuar në këtë faqe djemtë po ecin me moton:

“Ne jemi e ardhmja, jemi pozitivë, luftojmë, nuk dorëzohemi. Nga 2 euro në miliona”.

Siç edhe Mozzik ka rrëfyer, ata e kanë nisur karrierën me shumë pak lekë në xhep, ndërkohë që tashmë janë ndër reperët më të kërkuar, ndoshta kjo është edhe arsyeja e zgjedhjes së këtij emri.

Të jetë “2 Euro Gang” labeli më i ri në treg? Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’u urojmë suksese Mozzikut dhe Getinjos.

Të këshilluara

Penelope Cruz rrëmben çmimin Cesar

Aktorja spanjolle Penelope Cruz do të marrë shpërblimin Cesar më 2 mars në Paris, në përvjetorin e 43-të të ceremonisë së çmimit të kinematografisë franceze, nj...

15:30

Brenda shtëpisë luksoze të David Beckham

Ai është një nga ish- futbollistët më të njohur si dhe shpesh herë është quajtur një nga meshkujt më me stil në botë,ndërkohë bashkëshortja e tij është një nga ...

15:00

Kim K publikon foton tërësisht nudo (Foto)

Kim Kardashian ka nisur albumin e fotove të saj me pullë të kuqe duke e nxehur atmosferën në këto ditë të ftohta dimri. Ashtu siç e kemi parë kohët e fundit ...

10:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI