Flash

Penelope Cruz pritet të marë çmimin e nderit nga "Cesar Awards"

Lapsi.al 31 January 2018
Penelope Cruz pritet të marë çmimin e nderit nga "Cesar

Penelope Cruz do të marrë çmimin e nderit nga Akademia e Arteve dhe Teknikave të Kinës në Francë gjatë ceremonisë së 43-të Cesar Awards, ekuivalenti francez i Oscarëve, më 2 mars në Paris.

“Penelope Cruz ka talentin të shkëlqejë një prodhimet ndërkombëtare, sikur edhe në filmat më të vogla,”- tha Alain Terzian, president i Akademisë së Arteve dhe Teknikave të Kinemasë.

Aktroja së fundmi po punon për filmin ‘Everybody Knows’ (‘Todos Lo Saben’) që do të publikohet në muajin maj.

Cruz ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në Kanë në vitin 2006 dhe është nominuar në Pskar. Ajo e fitoi Oskarin për aktoren më të mirë mbështetëse për performancën e saj në “Vicky Cristina Barcelona” të Woody Allen në 2008. Ajo gjithashtu fitoi një çmim BAFTA për rolin e saj në filmin e Allen.

Aktorja spanjolle ndjek një varg yjesh amerikanë të cilët janë nderuar me çmimet Cesar të Francës. Përfituesit e mëparshëm përfshijnë George Clooney, Michael Douglas, Meryl Streep dhe Sean Penn.

Të këshilluara

Konfirmohet shtatëzania e Kristen Dunst

Në dhjetor u përfol, por nuk u konfirmua zyrtarisht kurrë, se Kirsten Dunst priste fëmijën e saj të parë me të fejuarin Jesse Plemons. Dje, aktorja konfirmo...

17:50

Rita Ora konfirmon vizitën e saj në Kosovë

Revista e famshme “The Vogue” ka konfirmuar se këngëtarja me famë botërore Rita Ora do të vizitojë Kosovën gjatë vitit 2018. Në një intervistë gjatë ceremonisë ...

15:51

Victoria dhe David në prag të divorcit

Edhe pse gjithmonë janë përpjekur të sjellin në publik imazhin e familjes perfekte, duket se një prej martesave më të forta në jetën e showbizz-it po kalon ditë...

15:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI