Flash

Sali Berisha mbron në ABC jetën luksoze të Arminës

Lapsi.al 31 January 2018
Sali Berisha mbron në ABC jetën luksoze të Arminës

Sali Berisha ka folur në ABC News edhe për jetën luksoze që bën e dashura e të birit të tij, Armina Mevlani. E pyetur nga Baton Haxhiu nëse fjalimet e tij në parlament për varfërinë dhe mjerimin përputhen me jetën, fotot, pushimet luksoze dhe postimet në rrjetet sociale të Arminës, Berisha është detyruar të dredhojë.

Ai i ka anashkaluar karshillëkun nga udhëtimet në parajsat turistike të Arminës dhe Zenit dhe e ka parë atë vetëm në kuadër të punës si blogere.

“Unë nuk mund ta ndaloj Arminën të ketë Instragram” - ka thënë Berisha duke shtuar se fotot që ajo bën publike i ka në kuadër të porosisë që i bëjnë firmat e modës.

“Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet tjetri për reklamat që u bën firmave ajo atë profesion ka. Kaq. Dua të them një gjë. E shoh një ditë në një reviste që reklamonte një aksesor për 8 mijë euro ai kushtonte vetëm 87 euro, por si bloggere ajo reklamon kundrejt pagesës. Nuk janë të sajtë, duhet kuptuar kjo. Çfarë është e kushtueshme reklamohet në blogun e saj dhe kthehet” – tha Berisha.

Por pavarësisht nga mbrojtja e pjesshme që i ka bërë asaj që e ka etiketuar si “partnerja e tim biri”, Berisha ka pohuar se ai do të qe kundër nëse ajo dhe i biri do të bënin një jetë ekzuberante.

“A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat për tu reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Nëse do të ishte një prezantim në ekzuberancë nuk do ta pëlqeja, por nëse bën reklamën dhe me këtë siguron të ardhurat mujore, kjo më duket mua shumë normale – tha Berisha. ©LAPSI.al     

Të këshilluara

Konfirmohet shtatëzania e Kristen Dunst

Në dhjetor u përfol, por nuk u konfirmua zyrtarisht kurrë, se Kirsten Dunst priste fëmijën e saj të parë me të fejuarin Jesse Plemons. Dje, aktorja konfirmo...

17:50

Rita Ora konfirmon vizitën e saj në Kosovë

Revista e famshme “The Vogue” ka konfirmuar se këngëtarja me famë botërore Rita Ora do të vizitojë Kosovën gjatë vitit 2018. Në një intervistë gjatë ceremonisë ...

15:51

Victoria dhe David në prag të divorcit

Edhe pse gjithmonë janë përpjekur të sjellin në publik imazhin e familjes perfekte, duket se një prej martesave më të forta në jetën e showbizz-it po kalon ditë...

15:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI