Flash

Kjo është e vërteta e shtatëzanisë së Kylie Jenner sipas "Wikipedia"

Lapsi.al 1 February 2018
Kjo është e vërteta e shtatëzanisë së Kylie Jenner

Kylie Jenner dhe klani Kardashian ende nuk e kanë konfirmuar shtatzëninë e yllit 20-vjeçar.

Por me sa duket Kylie më në fund mund të pranojë publikisht se është në pritje të ëmbël, në një nga episodet e “Keeping Up With the Kardashians”.

Faqja Wikipedia ka zbuluar titullin e episodit të 25 shkurtit në KUWTK, “Po presim një fëmijë”, ndërsa titulli i episodit vijues është: “Është një vajzë”.

Sinopsisi i episodit të sezonit 14 thotë: ‘Pas shpalljes së shtatzënisë së Khloe, Kylie dhe Travis Scott kanë disa lajme për familjen e tyre! Kylie është shtatzënë! ‘

Episodi i ardhshëm vijon me këtë përshkrim: ‘Kylie dhe Travis Scott fillojnë të dekorojnë dhomën për foshnjën!’

Të gjitha këto diheshin. Kylie Jenner po pret fëmijën e saj të parë – një vajzë – me të dashurin Travis Scott, por ajo ende nuk e ka pranuar në publik.

Ajo madje ka vendosur se nuk do të marrë asnjë njeri jashtë familjes, për t’u kujdesur për bebin, përveç motrave dhe nënës.

“People” shkruan se ylli 20-vjeçar ‘nuk ka punësuar një dado’, pasi është e shqetësuar për njerëzit e huaj që do të qëndrojnë rreth fëmijës së saj.

 

Të këshilluara

Nebahat Çehre në gjendje të rëndë

Aktorja turke Nebahat Çehre, për shkak të një përkeqësimi shëndetësor prej disa ditësh ndodhet e shtruar në një spital privat në Turqi. Mediat turke kanë raport...

11:48

Gena në zi, humbet njeriun e dashur (FOTO)

Gena  po kalon moment të vështire, për shkak se këngëtari ka humbur një njëri shumë të afërt në familjen e tij. Bëhet fjalë pikërisht për nënën e këngëtarit, e ...

11:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI