Flash

Këngëtari italian e ofendon Ermal Meta i përgjigjet me dinjitet

Lapsi.al 4 February 2018
Këngëtari italian e ofendon Ermal Meta i përgjigjet me dinjitet

Sepse Sanremo është Sanremo”, ka këngë, por dhe polemika. Këtë herë për t'i ndezur ka menduar, Morgan, siç njihet në art Marco Castoldi. Me sa duket ish-lideri i Bluvertigo-s, nuk e ka kapërcyer mospranimin e disatë në Festival, pas atij të 2010-ës që erdhi pas intervistës ku ai foli rreth përdorimit të drogës.

Dhe, pasi i kishte nxjerrë në shitje objektet personale në eBay për «ta mbyllur me të shkuarën», iu është kthyer sulmeve, me të njëjtin inat, këtë herë të drejtuar kundër Ermal Metës dhe Fabrizio Moro-s, kolegët e tij në Amici di Maria De Filippi, që ai e la në mes pas përplasjeve me produksionin.

Këtë herë, rasti për të ndezur debatin u krijua në një transmetim online. Si gjithmonë, flitet për muzikë dhe se kush do e fitojë Sanremo-n, kur shumë parashikime nxjerrin favoritë Ermal Metën dhe Fabrizio Moro-n, në garë, bashkë, me këngën “Non mi avete fatto niente”, sipas bastvënësve. «Pra, Sanremo-n e Baglioni-t e fiton Fabrizio Moro, që është me Ermal Merdal. Meta desha të thosha, si Metadone», thotë ish-partneri i Asia Argento-s, kur "Merda", për ata që nuk kuptojnë italisht do të thotë "m*t" dhe metadoni, është një substancë që zakonisht përdoret për trajtimin e personave që po dezintoksikohen nga droga.

Fjalë të rënda, që shprehin një mungesë të plotë respekti, që këngëtari shqiptaro-italian, iu përgjigjet në Twitter me shumë qetësi dhe dinjitet. «I dashur Morgan, vite më parë në një intervistë ke thënë 'nëse nuk dua njeriun, nuk dua artistin'. Shpresoj që të jesh krenar për njeriun që je. Unë për veten jam, edhe nëse ti më quan Merdal ose Metadone. Por nuk kuptoj përse, sepse nuk jam specialist në asnjërën nga të dyja».

Fundi i historisë? As që bëhet fjalë. Ndeshja dhe përgjigjet vazhdojnë me 'cicërima'. «Replikë brilante nga Ermal Meta duhet të them. Nuk kuptoj, gjithsesi, si nuk e ka idenë e m*tit kur është një qenie njerëzore dhe si i tillë e menaxhon çdo ditë. Veç kësaj, do shkojë në Sanremo me Fabrizio Moro-n», vazhdon Morgan i cili godet vërtet fort dhe në mënyrë të pahijshme.

Dhe për ta mbyllur mendon këngëtari i “Vietato morire”, me një status ku distancohet nga debatet e kota, duke e ftuar të bëjë të njëjtën gjë, Morgan-in. «Sa e trishtueshme Marco. Kur sapo kisha marrë patentën, e përdora për herë të parë për të ardhur në një koncert tëndin. Çfarë hidhësie. Mjaft me këto t*apllëqe, mos e rrëno trashëgiminë tënde të pafund muzikore. Publiko një disk dhe lëri të gjithë pa fjalë. Unë të paktën të pres akoma».

Të këshilluara

Genta Ismajli zbulon partnerin e saj

Ka shumë vite që nuk kemi parë një person krah saj, ndërsa është shumë e angazhuar me koncertet dhe projektet muzikore. Për herë të parë pas kaq kohësh, ajo ...

11:26

Michael Bubble sërish baba

Një lajm i mirë vjen nga çifti i njohur Michael Buble dhe Luisana Lopilato. Këngëtari i njohur dhe aktorja argjentinase do të bëhen prindër pët herë të tretë. ...

18:57

Kylie Jenner bëhet mama

Një portal australian i quajtur “Mamamia” ka publikuar pa dashje lajmin se Kylie Jenner ka lindur pak orë më parë. Thuhet se më e vogla e klanit Kardashian-J...

17:38

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI