Flash

Alarmi/ Ulet mosha për sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri

Lapsi.al 5 February 2018
Alarmi/ Ulet mosha për sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri

Nëse më parë fëmijët sillnin në spital prindërit e tyre me atak ne zemër sot po ndodh e kundërta.

Mjekët kardiologë të Spitalit Amerikan, ngrenë alarmin se është ulur ndjeshëm mosha e personave që vijnë në spital me një infarkt të miokardit. Sipas tyre mënyra e jetesës dhe stresi psikologjik janë faktorët kryesorë.

"Sëmundjet më të shpeshta të zemrës, janë sëmundjet koronare apo sëmundjet kardiovaskulare, infarkti i miokardit. Shqetësues është fakti se nëse më përpara fëmija ka sjellë babain me infarkt, tani po ndodh e kundërta. Kjo tregon që edhe mosha është ulur deri në 20- 30 vjeç, ku rastet janë shtuar", shprehen mjekët e spitalit Amerikan.

Sipas tyre kontrollet periodike janë ato që do të conin në parandalim të sëmundjeve. Vetëm në njërin prej filaleve të spitalit Amerikan mesatarisht kryhen 30 vizita nga të rinj që shfaqin këto probleme. Gjithashtu nuk mungojnë edhe ndërhyrjet e specializuara në zemër që u shpëtojnë jetën dhjetra pacientëve. Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, edukimi për një zemër të shëndetshme duhet të nisi që në moshë të hershme.

"Përdorimi i duhanit dhe i alkoolit, yndyrnat, stresi dhe përdorimi i lëndëve narkotike janë disa nga shkaktarët. Për të mbajtur një zemër të shëndetshme, prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët për stilin e ushqyerjes, aktvitiete sportive dhe duhet t’i mësojnë si të përballen me stresin psikologjik", shprehen mjekët.

Sëmundjet kardiake renditen të parat për shkallën e vdekshmërisë. Shenjat e këtyre sëmundjeve si: dhimbje në kraharor, marrje fryme, nuk duhen neglizhuar, drejtohuni sa me shpejt pranë spitalit.

Të këshilluara

Modeli i ri i Laptop nga Microsoft

Modeli më i ri i laptop i sjellë nga Microsoft është modeli Surface. Ky laptop vjen në katër ngjyra dhe opsione të Intel Core m3, Intel Core i5 or Core i7 me 1...

16:15

Sëshpejti do të dalë filmi i "Super Mario "

Mario ka nisur rrugën për në ekranin e madh. Nintendo dhe Illumination njoftuan zyrtarisht në rrjetin social “Twitter” se po bashkëpunojnë për realizimin e një ...

15:26

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI