Flash

Uma Thurman: Harvey abuzoi me mua, prej Tarantinos do isha e paralizuar

Lapsi.al 5 February 2018
Uma Thurman: Harvey abuzoi me mua, prej Tarantinos do isha e paralizuar

Aktorja Uma Thurman, tregoi në nëntorin e 2017-ës se ajo nuk ishte gati të rrëfente lidhur me abuzimin seksual që i ka ndodhur nga manjati i Hollywood-it, Harvey Weinstein, por duket se tashmë e ka marrë vendimin për ta bërë diçka të tillë, duke e treguar historinë e plotë për ‘New York Times’. Uma ka treguar e e njihte Winstein-in përpara se të ndodhte abuzimi seksual. Ai kishte qenë producenti i triologjisë “Kill Bill” ku aktorja ka luajtur rol kryesor.

“Asokohe unë shkoja shumë mirë me gruan e tij (ish tashmë), Eve Chilton dhe gjatë kësaj kohe ai vetëm më komplimentonte. Më pas, në një takim në Paris, ai doli nga tualeti i veshur vetëm me një peshqir dhe më mori drejt një dhome tjetër. Por pasi i tregova se kjo ishte e pakëndshme, ai u largua pa bërë gjeste më tepër. Më vonë, në një takim në Londër, u përpoq të më ulte në prehër, zhvishej, bënte gjeste të shpifura. Sigurisht që nuk e lejova” – ka shprehur aktorja. Por sigurisht ky reagimi saj pati pasoja teksa xhirohej filmi. Në njërën skenë të tij, duhej që Uma të ngiste makinën me shpejtësi dhe më pas të bënte skenën e një aksidenti me makinë. Sigurisht kjo e fundit kishte menduar se kjo do të bëhej me një aktore zëvendësuese pasi ajo nuk ishte e aftë për të tillë risk, por Tarantino këmbnguli që skenën ajo ta xhironte vetë. “U përplasa me pemën, ndjeva aq shumë dhembje sa mendova se nuk do të mund të ecja më kurrë. Mu desh të mbaja një lidhëse në qafë për një kohë të gjatë, ndërkohë që edhe sot vazhdoj dhe bëj terapi për qafën sepse ende nuk e kam mirë. Për të mos folur për gjurin që e operova…” – ka treguar ajo teksa rikthen edhe një herë në memorie ngjarjen.

Të këshilluara

Dua Lipa tërheq vëmendjen me foto topless

Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa, ka vendosur të çmendë fansat me foton e re. Krijuesja e hitit “New Rules”, në një fotosesion të realizuar në New Y...

14:09

Kylie Jenner bëhet mama

Pas shumë e shumë thashethemesh e aludimesh, Kylie Jenner dhe familja e saj nuk e kanë pranuar asnjëherë se ajo është shtatzënë. Çdo foto ku është kapur “mat” m...

22:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI