Flash

Blendi Kajsiu:Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Strategjia e re e zgjerimit/ “Një dush i ftohtë” për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Europa

Lapsi.al 6 February 2018
Strategjia e re e zgjerimit/ “Një dush i ftohtë” për

"Mos prisje një “Mirë se vini” shoku? Në vend të kësaj, ja ku e ke një kovë me ujë të ftohtë!" me këto fjalë nis shkrimi i Politico.eu që ka zbardhur një pjesë nga strategjia e re Bashkimit Europian që trajton mundësinë e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shpresat janë të pakta për Shqipërinë, sipas asaj që kuptohet nga strategjia e re e BE-së. Sipas gazetarëve të Politico.eu që kanë parë dokumentin dhe kanë zbardhur një pjesë të tij "Komisioni thotë se është gati të hapë bisedimet edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë, nëse ato plotësojnë disa kushte".

Dy vendet e rajonit, Serbia dhe Mali i Zi, “potencialisht” mund t’i bashkohen BE-së në 2025. Eshtë e qartë se këto janë në krye të garës për anëtarësim dhe lënë pas 4 shtetet e tjera.

E megjithatë, edhe kur flitet për 2025, për Serbinë dhe Malin e Zi, strategjia e BE-së e konsideron këtë afat kohor "shumë ambicioz".

Eshtë e qartë se liderët në Beograd duhet “të gëlltisin disa ilaçe shumë të hidhura” rrugës për në Bruksel, shkruan Politico.eu. Serbia duhet më parë të mbyllë dhe të zbatojë një marrëveshje për marrëdhënie normale me Kosovën dhe nga ana tjetër të përshtasë plotësisht politikën e saj të jashtme me Bashkimin Europian, duke i dhënë fund sinjaleve të koduara me Rusinë.

Por strategjia përmban edhe zhgënjimin për Kosovën, që ende nuk është njohur nga vendet anëtare të BE-së dhe që nuk përmendet fare si një vend kandidat në dokument.

Bosnja dhe Hercegovizna mund të bëhet një vend kandidat thotë dokumenti.

Strategjia e bën të qartë për politikanët në të 6 vendet- Shqipëria, Bosnja- Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia- që duhet të jenë më seriozë për vendosjen e shtetit ligjor, goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe nismat për një sërë ndryshimesh demokratike.

“Të bëhesh pjesë e BE-së është më shumë se një proces teknik. është një zgjedhje e gjeneratave të një vendi, bazuar në vlerat themelore që çdo vend duhet t’i përqafojë fort, që nga politikat e jashtme dhe ato rajonale deri tek mësimet e fëmijëve në shkollë” thotë një paragraph i strategjisë së re të Komisionit Europian, e publikuar nga Politico.eu.

Por në strategji, gjendja reale e vendeve të Ballkanit përshkruhet pa doreza. "Levat e pushtetit në të gjashtë vendet janë shpesh në duart e rrjeteve kriminale dhe klaneve politike" thuhet në dokument.

“Sot këto vende dëshmojnë shenja të qarta të kapjes së shtetit, përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administratës, po ashtu edhe një kompromentim të interesit privat dhe atij public” thuhet në dokumentin e zbardhur nga Politico.eu.

“Asnjë prej vendeve të Bashkimit Europian nuk mund të konsiderohet një ekonomi funksionale e tregut” thuhet në dokumentin e BE-së, të zbardhur nga Politico.eu.

Tek Junker dhe liderë të tjerë të BE-së është rizgjuar interesi në Ballkanin Perëndimor pas shqetësimeve për rritjen e influencave ruse, kineze dhe turke. Kriza e refugjatëve në vitin 2015, kur qindra mijëra emigrantë morën rrugën për në Europën Perëndimore përmes Ballkanit, vuri edhe njëherë në dukje rëndësinë e rajonit për stabilitetin e BE-së, shkruan Politico.eu.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë tani një shans tjetër historik për të lidhur në mënyrë të patjetërsueshme të ardhmen e tyre me Bashkimin Europian. Ndaj, ata duhet të veprojnë me vendosmëri” thuhet në strategjinë e re, që do të prezantohet nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn.

Për ta bërë më bindës mesazhin e BE-së, Junker pritet t’i vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor për një javë, në fund të këtij muaji, duke nisur nga Shkupi në 25 Shkurt. Pjesë e kësaj strategjie të re, do të jetë edhe një samit në Sofie me liderët e Ballkanit Perëndimor në Maj.

Strategjia e re ofron më shumë mbështetje të Bashkimit Europian për rajonin në disa fusha- që nga dërgimi i këshilltarëve të Europol për më shumë siguri, deri tek angazhimi për investime të reja si infrastruktura në trnsport apo startup-et. Në 2018 parashikohet që investimet në rajon të jenë gati 1.07 bilion euro.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu:Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI