Flash

Reagon Ermal Meta: Nuk sakrifikuam diçka të bukur 

Lapsi.al 7 February 2018
Reagon Ermal Meta: Nuk sakrifikuam diçka të bukur 

Mediat italiane aluduan fillimisht për plagjiaturë të këngës së Ermal Metës dhe Fabricio Moro në “Sanremo”, por kjo u hodh poshtë shumë shpejt falë reagimit të zv.drejtorit të Rai Uno, Claudio Fasulo.

Por vetëm pak më parë ata u pezulluan nga gara e Festivalit të Sanremos, “në pritje të thellimit të shqyrtimeve mbi atë që presupozohet si shkelje e rregullores së Festivalit nga kënga e tyre”, me titull “Non mi avete fatto niente”.

Pas kësaj erdhi dhe reagimi i Ermal Metës ku theksoi se nuk është një kopjim por një risjellje e asaj që nuk u përzgjodh 3 vitë më parë.

Ky është statusi i tij:

Përshëndetje djema!

Është koha për të folur

Dëgjuam të flitet për plagjiaturën e këngës sonë në Sanremo dhe thelbi i mosmarrëveshjes është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (bashkëpunëtor historik i Fabrizio) që u paraqit në përzgjedhjet e Sanremos së të rinjve 3 vjet më parë, e cila nuk u përzgjodh dhe nuk u komercializua KURRË. Fabrizio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur (gjë që e kemi rrëfyer në mjaft intervista) dhe që të tre së bashku kemi shkruar një këngë TË RE me një kuptim krejt tjetër.

Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është ABSURDE dhe QESHARAKE duke pasur parasysh se Andrea Febo e ka shkruar me mua dhe Fabrizio këngën “Nuk më keni bërë asgjë”.

Nga ana tjetër, që të gjithë jemi autorë prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar në mjaft suksese se për veten ashtu edhe për të tjerët.

Kush na njeh e di.

Kur vendosëm të rrëfenim një gjendje shpirtërore të përgjithshme me këtë këngë nuk e bëmë për t’u prezantuar në Festival, por për të folur për paqen. Na vjen shumë keq për atë që po ndodh sepse nuk kemi ardhur në festival për t’u tallur me njerëzit, për t’i përqafuar ata.

Jemi të sigurt se gjithçka do të rregullohet shpejt.

Një përqafim.

Ermali.

Të këshilluara

Këngëtari Blero nën hetim nga prokuroria

Këngëtari Blero Muharremi i njohur shkurt si “Blero” është nën hetim nga Prokuroria e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për portalet e Kosovës edhe prokurori Atdh...

20:52

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI