Flash

Salma Hayek: Weinstein më kërcënoi me jetë

Lapsi.al 9 February 2018
Salma Hayek: Weinstein më kërcënoi me jetë

Salma Hayek, e cila ka qenë e ftuar tek Oprah Winfrey ka shpjeguar arsyet përse ka heshur për rastet e abuzimit, një nga debatet më të diskutuara të momentit. Aktorja ka folur për rastin e saj me rezgjizorin Weinstein.

Pas intervistës dhënë në New York Times, aktorja i është rikthyer çështjes duke theksuar se regjizori e ka kërcënuar, kërcënime që sipas saj kanë arritur deri tek marrja e jetës. Kërcënimet sipas Selmës kanë nisur gjatë xhirimit të filmit “Frida”: “Në vitin 2002 kur ishim në xhirimet e filmit Frida, Weinstein i tha regjisorit Julie Taymore se ai donte të më thyente këmbët”. Aktorja e shpjegoi se ndihej e turpëruar që nuk i kishte thënë menjëherë kërcënimet e marra nga Weinstein: “Unë kam mbrojtur gjithmonë viktimat e abuzimit dhe për këtë kam tradhtuar vlerat e mia duke heshtur, por besova se duke shtuar veten në korin e akuzave ishte e padobishme. Ndjeva se dhimbja ime ishte më pak e rëndësishme se të tjerët, mendova se nuk kishte arsye për mua të flisja, sepse ajo që ndodhi me mua mund të ndodhte tek të gjithë. Por pak nga pak kuptova se nëse bashkohesh në beteja të caktuara, mund ta bësh atë. Kjo nuk është një dramë, nuk është për dhimbje, është diçka që mund të bëjmë në një mënyrë të fuqishme. për t’i bërë gjërat të ndryshojnë “- tha aktorja meksikane. Gjithashtu në rrefimin e saj,ajo shtoi: “Në grupin e Frida, ai më kërcënoi me vdekje dhe më kërkoi që të xhiroja skena seksuale, duke thënë se nuk do ta linte filmin të shfaqej në kinema nëse do të kisha kundërshtuar”.

Të këshilluara

Selena flet për gjendjen e saj të depresionit

Në një intervistë për “Harper’s Bazaar” këngëtarja e famshme, e cila së fundmi i është rikthyer dashurisë me Justin Bieber, rrëfeu se po kurohet për shkak të de...

11:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI