Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Infertiliteti në rritje, të huajt zgjedhin Shqipërinë për fekondimin in vitro

Lapsi.al 12 February 2018
Infertiliteti në rritje, të huajt zgjedhin Shqipërinë

Mjeku obsetër gjinekolog, Dr. Elton Peçi, pranë në Spitalit Amerikan tregon shkaqet dhe teknikat e reja për të pasur shtatëzaninë e dëshiruar.

Infertiliteti ose pamundësia për të ngjizur fëmijë prek 10- 13% të popullsisë shqiptare. Por cilat janë shkaqet e infertilitetit femëror ose mashkullor. Pse e hasim gjithnjë e më shumë edhe tek moshat e reja? Sipas mjekut Peçi,  shkaqet janë disa dhe numri i çifteve të cilët kanë probleme me infertilitetin po vjen në rritje.

“Mënyra e jetesës dhe ushqimi janë dy faktorë të rëndësishëm të cilët ndikojnë në këtë problematikë. Kjo vërehet zakonisht në analizat e spermogramës të meshkujve ku shohim një rënie të vlerave, të lëvizhmërisë apo të gjithë morfologjisë, çka bën që të ulen shanset për një shtatëzani tek femra”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog. Ai pohon gjithashtu se Spitali Amerikan prej 10 vitesh ofron shërbim mjeksor dhe multidisiplinar për trajtimin e infertilitetit, duke filluar që nga mjekimet e thjeshta deri mjekimet më të fundit si fertilizimi in vitro.

“Tek meshkujt kemi kryesisht abuzimet me ushqimin, alkoolin, drograt që ndikojnë, ndërsa tek femrat kryesisht problemet me tubat, ose endometrioza, e cila është një sëmundje që shkaktohet nga prania e qelizave të endometrit jashtë kaviteti të tij. Dukeqenë se sillen në mënyrë ciklike, shkaktojnë ato që quhen ciste dhe dëmtim të funksionit të tubava dhe mënyrën si inplantohet një embrion në endometër”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog. Sipas tij, fertilizimi in vitro është një nga teknikat më të përdoruara në rastet kur në mënyrë natyrale është e pamundur shtatëzania.

"Spitali Amerikan prej vitesh kryen me sukses fertilizimin in vitro dhe numri i personave që na besojnë është gjithnjë e më në rritje jo vetëm nga çiftet shqiptare por edhe të huaja. Kjo për shkak të standardeve që ka spitali për të realizuar me sukses fertilizimin in vitro, por edhe për shkak të çmimeve konkurruese”, shprehet mjeku obseter- gjinekolog, Elton Peçi. Sipas tij, ky trend në rritje kur garantohet cilësia ka bërë që numri i çifteve të huaja që vijnë në Shqipëri për fekondimin in vitro të jetë gjithnjë e më i lartë. “Në vende të ndryshme të perëndimit , fekondimi in vitro kushton deri në 25 mijë euro, ndërsa në Shqipëri çmimet janë nga 2500- 3500 euro, pra kemi një diferenë në çmim, ndërkohë që teknologjia dhe stafi mjekësor për kryerjen e kësaj teknike është njësoj si në këto vende”, thotë mjeku obsetër gjinekolog. Madje sipas tij, në krahasim me disa vende, suksesi në Shqipëri është edhe më i madh.

Mjeku gjinekolog sqaron edhe mënyrën sesi ndiqet shtatëzania me fekondim in vitro, duke u ndalur tek një nga pajisjet më moderrne si embrioskopi i cili bën të mundur monitorimin e embirioneve në ditët e para pas ngjizjes. “Kjo teknologji bën të mundur që ne të kemi një vlerësim më të mirë të embrionit duke zgjedhur embrionin më cilësor për një shtatëzani sa më të shëndetshme. Kjo pajisje analizon embrionet në mënyrë kompjuterike duke e bërë më të lehtë zgjedhjen e një embrioni të shëndetshëm”, shprehet mjëku. Sipas tij një tjetër analizë të cilën Spitali Amerikan e ofron ekskluzivisht në Shqipëri është analiza genetike e embrionit e cila vlen jo vetëm në rastet kur pacientet bëjnë disa fekondime in vitro pa sukses dhe në mënyrë të pa shpjegueshme, por edhe në rastet kur kanë disa lindje me fëmijë jo të shëndetshëm genetikishit. “Përmes analizës genetike ne bëjmë të mundur të përzgjedhim ato embrione që nuk mbartin anomali”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog.

Të këshilluara

Këto janë "emojit" më të reja të "Iphone"

Të gjithë ndërsa shkruajmë në smartfonët tanë nuk mund t’i shpëtojmë edhe figurave të quajtura ndryshe Emoji që shprehin gjendje emocionale dhe jo vetëm. Fundja...

16:46

Risia më e re e "Facebook", butoni "unlike"

Facebook vjen me një tjetër risi për të gjithë përdoruesit e saj. Pasi u kritikua nga specialistët se ky rrjet social po përhap shumë fake neës, Mark Zuckerber...

15:38

Risia e re e facebook

Facebook vjen me një tjetër risi për të gjithë përdoruesit e saj. Pasi u kritikua nga specialistët se ky rrjet social po përhap shumë fake neës, Mark Zuckerber...

17:50

Gjërat që s'duhet ti bëni gjatë seksit

Poshtë çarçafëve rregulli i parë është që nuk duhet të veproni vetëm në bazë të imagjinatës, por duhet të jeni shumë të lirshme. Seksi ka nevojë për lirshmëri d...

13:42

Çfarë është njëbrirëshi i seksit?

Ju ka qëlluar ndonjëherë që të jeni “femra” tjetër në një marrëdhënie? Epo atëherë jeni njëbrirëshi i seksit, por pa e ditur. Termi i referohet personit të t...

13:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI