Flash

Claudio Baglioni sqaron lajmin e rremë për donacionin me vlerë 700-mijë euro

Lapsi.al 13 February 2018
Claudio Baglioni sqaron lajmin e rremë për donacionin me vlerë

Claudio Baglioni, këto ditë përbën lajm, siç mund të kuptohet qartë. Kantautori i njohur italian sapo ka mbyllur një nga edicionet më të ndjekura të Sanremos vitet e fundit dhe reagimet në internet për rikthimin e tij kanë qenë të jashtëzakonshme. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse u publikua edhe një lajm i rremë nën emrin e tij, siç ishte ai i botuar para pak orësh për donacionet që Baglioni ka dhënë për viktimat e tërmeteve.

Fatkeqësisht lajmi që qarkullon në internet orët e fundit është fals, shkruan Corriere.it. Artikulli i ViaggiNews në rrjetin social me titull: “Claudio Baglioni bën një gjest që përlot Italinë, dhuron shpërblimin e Sanremos për tërmetet” është i pavërtetë. Ç’është më e keqja, jo vetëm që vë në lojë tema të tilla të ndjeshme si tërmetet dhe viktimat e tyre, por bazohet në një lajm të vjetër (të vërtetë). Baglioni, ka bërë një donacion për viktimat e tërmetit të Norcia-s – që ndodhi në Vatikan dhjetorin e kaluar. Më 3 shkurt, ai shkoi gjithashtu në komunën e Perugia-s. Por shifra e dhuruar, 700 mijë euro, nuk ka të bëjë fare me festivalin, shkruan më tej Corriere.it.

Për lajmin e pavërtetë ka qenë vetë Baglioni i cili ka shkruar: "Në lidhje me atë që është raportuar nga disa media, për dhurimin e 700 mijë eurove nga Claudio BAGLIONI për njerëzit e zonave të prekura nga tërmeti në Italinë Qendrore, duhet saktësuar se dhurimi është bërë gjatë një eventi, në dhjetor të vitit 2016, në Vatikan, ndërsa në vitin 2017 u krye donacioni".

Të këshilluara

Deaje të reja rreth ceremonisë së "Oscar"

Ceremonia e 90-të e çmimeve Oscar zbuloi paraprakisht disa surpriza. The Shape of Water është më i nominuari këtë vit dhe ceremonia pritet të jetë më eksplozive...

19:21

Kylie xhiro me bebin, fansat habiten (FOTO)

Kylie e theu akullin dhe u shfaq sot në një shëtitje me mikeshën e saj më të mirë, por fansat u shokuan kur e panë për herë të parë të veshur sportive, me shumë...

16:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI