Flash

Luana shijon pushimet, i dashuri i saj sërish në gjyq

Lapsi.al 13 February 2018
Luana shijon pushimet, i dashuri i saj sërish në gjyq

Këtë rradhë Krenar Çoçaj akuzohet “për nxitje drejt vrasjes.”

Bëhet fjalë për një konflikt të dhunshëm në të cilin Krenari ka marrë pjesë në janar të 2015-ës, në një club në Prishtinë. Mbi biznesmenin e njohur rëndon akuza e “nxitjes në vrasje”, pasi ai së bashku me Leonard Hajdarin, Mentor Palokaj, Gramoz Mjekun e Burak Gërdovcin, akuzohen se sulmuan Shkëlzen Shalën dhe i shkaktuan lëndime të rënda Labinot Mehmetit. Gjatë konfliktit, Leonard Hajdari goditi me thikë Mehmetin dy herë në gjoks dhe një herë në bark, por falë ndërhyrjes së truprojave, nuk ka mundur të vijojë më tej.

Në seancë madje është përmendur se një prej truprojave që ka dashur të ndërhyjë është kërcënuar nga Çoçaj, i cili i ka thënë: “Ka me të vra!” Në aktakuzë, është cilësuar se konflikti ka ndodhur për shkak të një vajze. Mësohet gjithashtu se një prej avokatëve ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Të këshilluara

Fifty Shades Freed thyen rekord në kinema

Para pak ditësh kishte premierën Fifty Shades Freed – filmi i fundit i trilogjisë Fifty Shades of Grey. Miliona njerëz shkuan në kinema për të parë se si do ...

11:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI