Flash

VIDEO/ Çfarë i ndodhi Ramës të martën në stallën e dhive

Lapsi.al 13 February 2018
VIDEO/ Çfarë i ndodhi Ramës të martën në

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë të veçantë paraditen e së martës. I shoqëruar nga ministri i tij (i preferuar) i Bujqësisë, Niko Peleshi shkoi të shihte çfarë ndodhte në një fermë bagëtish në dalje të Durrësit. Aty i treguan (sa mirë) si po shkonte çështja e subvencioneve ndërsa vetë tha dy fjalë duke premtuar më shumë para për këtë sektor.

Por kreu i qeverisë kishte bërë një gabim. Megjithëse i njohur për sportivitetin e tij, në një stallë me dhi dhe keca shkoi i veshur me kostum dhe kollare, të denjë për një samit ndërkombëtar. I ambientuar tashmë me këtë ambient edhe ministri i tij nuk mbante kollare, por u shfaq i shpenguar ndërsa bisedonte me pronarët e fermës.

Nëse nëpër samite dhe sallone evropiane, Rama vesh atlete dhe tuta, në një stallë, veshi kostum duke habitur jo vetëm të pranishmit, ...por ndoshta edhe dhitë! ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI