Flash

Miley Cyrus përndiqet nga fansi i sëmurë

Lapsi.al 14 February 2018
Miley Cyrus përndiqet nga fansi i sëmurë

Ajo është një nga këngëtaret e cila ka shkaktuar reagime të shumta me prezantimet e saj në publik, por edhe në videoklipe të ndryshëm. Mirëpo siç duket “periudha e rebelizimit” për Miley Cyrus ka mbaruar dhe tashmë shpesh e shohim si një zonjushë të vërtetë dhe me siguri ka ndikuar i fejuari i saj Liam Hemsworth. Për fat të keq, Miley është përndjekur prej kohësh nga një fans, bën me dije TMZ dhe ky person ka postuar vazhdimisht në ‘Twitter’ deklarata të ndryshme për këngëtaren e njohur. Por ajo që bëri bujë ishte paralajmërimi i një akti që do të vinte në rrezik këngëtaren. Në një postim të para pak ditëve ai kishte shkruar se dinte shtëpinë e Miley dhe dinte si të hynte. “Më në fund do jemi bashkë dhe faleminderit që e hoqe qafe Liam”, -shkruante më tej fansi.

Tashmë personi në fjalë është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia. .

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Jan Maxwell

Ylli i Broadway dhe kandidatja e pesfishtë për çmimin “Tony” humbi betejën me një sëmundje të pashërueshme, e cila e mundonte prej kohësh. I shoqi, aktori dhe d...

11:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI