Flash

Së shpejti dhe "Google" në hapat e "Instagram" dhe "Snapchat"

Lapsi.al 15 February 2018
Së shpejti dhe "Google" në hapat e "Instagram" dhe

Google do të ndjekë hapat e Facebook dhe Instagram të cilët prej kohësh i janë vënë pas Snapchat.

Pikërisht ajo që po mendoni, sepse gjigandi i teknologjisë është gati të adoptojë formatin e historive të Snapchat.

Ato do të inkorporojnë imazhe, tekst dhe video. Ky format është duke u testuar si AMP Stories dhe do tu vijë në ndihmë publikuesve që kërkojnë të tërheqin më shumë lexues mobile.

Historitë e Google do të shfaqen në rezultatet e kërkimit përmes g.co/ampstories. Disa publikues si CNN, Conde Nast, Mashable, Mic, Vox Media dhe Washinton Post kanë filluar përdorimin e tij.

Kur një përdorues hap një histori AMP, ajo shfaqet në formë slideri ngjashëm me Snapchat dhe Instagram.

Formati i ri do të jetë pjesë e projektit Google Accelerated Mobile Pages, e njohur ndryshe si AMP dhe një konkurrent i drejtpërdrejtë i Instant Articles në Facebook.

Ashtu si AMP, edhe AMP Stories do të jetë me burim të hapur në mënyrë që çdokush ta përdorë. Aktualisht është në fazë testimi vetëm me disa publikues.

 

Të këshilluara

Ngjyra më trend për sytë (FOTO)

Deri dje të gjithë e kemi përdorur trendin më të bukur të syve që 2017 solli, tonin e kuq. Megjithatë përgjatë këtij viti do dashuroheni pas një tjetër ngjyr...

18:15

Kështu festohet Shën Valentini nëpër botë

Amerikanët festojnë Ditën e Shën Valentinit çdo vit më 14 shkurt. Imazhet e zemrave janë kudo, siç janë trëndafilat e kuq dhe kutitë e çokollatave për t’ia dhën...

12:14

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI