Flash

Zv. kryeministri seks me vartësen e tij, Australia ndalon marrëdhëniet në administratë

Lapsi.al 15 February 2018
Zv. kryeministri seks me vartësen e tij, Australia  ndalon

Lidhja dashurore e zëvendëskryeministrit të Australisë, Barnaby Joice me këshilltaren për mediat, Vikki Campion, ka zënë faqet e para të medieve australiane dhe të gjithë dënojnë veprimin e zyrtarit të lartë. Vetë kryeministri Malcolm Turnbull tha se do të ndalojë seksin mes ministrave dhe stafit të tyre, pikërisht pasi u mor vesh se çfarë bënte zëvendësi i tij.

Turnbull e dënoi mjaft ashpër zëvendësin e tij për gabimin e rëndë në gjykim dhe tha se atij i është dhënë leje, ndërsa vlerësohet nëse shkeli standardet ministrore. Nuk ka një rregull të shkruar që të thotë se ministrat dhe anëtarët e stafit nuk mund të bëjnë seks, por sipas kryeministrit Turnbull, kjo është logjike, sepse ministrat janë përgjegjës që vendi i punës të jetë një ambient me respekt.

Zëvendëskryeministri Joyce është i ndarë nga gruaja e tij dhe kritikat për të vijnë në kuadrin e moralit në punë. Megjithëse ai kërkoi publikisht falje për gabimin e tij, Senati miratoi një mocion, duke i kërkuar dorëheqjen, por ligjërisht nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Ndërsa raportohet se pret një fëmijë nga lidhja e tij romantike me vartësen Vikki Campion, analistët në vend thotë se, zor se do të largohet nga politika me vullnetin e tij.

Të këshilluara

Justin dhe Selena të ndarë për 14 Shkurt

Dje shumica e çifteve të dashuruar festuan Shën Valentinin së bashku. “Vetëm” Justin Bieber dhe Selena Gomez edhe pse të lidhur, e festuan të ndarë këtë ditë të...

14:10

Djali fotografi personal i Elizabeth Hurley

Elizabeth Hurley ka zbuluar se fotot e shumta provokuese që poston në Instagram ia bën djali i saj 15-vjeçar. Modelja 52-vjeçare kohët e fundit ka postuar nj...

13:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI