Flash

Kush janë 3 arbitret seksi shqiptare, që kaluan nga fusha e lojës tek bilbili

Lapsi.al 16 February 2018
Kush janë 3 arbitret seksi shqiptare, që kaluan nga fusha e lojës

Në të njëjtën fushë, por me rroba të ndryshme. Katerina Gega, Xhensila Dodaj dhe Xhoana Malko janë tre vajza të cilat nga futbolli i luajtur kanë kaluar në arbitrimin e ndeshjeve.

Të ftuara në “Pasdite në Top Channel”, vajzat tregojnë se si e kanë nisur karrierën e tyre të vështirë të arbitrojnë në një sport si futbolli. “Kam qenë pjesë e futbollit të femrave të Apolonisë, ndërsa më pas kam kaluar në skuadrën Tirana AS. Por më pas e kam lënë futbollin e luajtur dhe i jam futur arbitrimit. Është e njëjta fushë, por me rroba të ndryshme. 5 vite në futboll, ndërsa së fundmi jam futur në akademinë e arbitrimit”, shprehet Katerina Gega. Ndërsa, Xhensila tregon se e ka pasur shumë të vështirë në fillim, ndërsa më pas ja ka dalë falë studimit dhe stërvitjes rigoroze. “Edhe unë kam luajtur disa ndeshje, kam qenë futbolliste, por kërkonte shumë impenjim. Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, por kam studiuar dhe jam stërvitur shumë. Kam dy vite tashmë që merrem me arbitrim”, shprehet ajo. Ndërkohë Xhoana, e cila ka jetuar për disa vite në Greqi, tregon se ka qenë një fanse e futbolli, por është kujtuar vonë të bëhej një futbolliste, ndërsa më pas ka nisur arbitrimin. “Kam jetuar për shumë vite në Greqi. Më ka pëlqyer futbolli, por kam qenë e madhe në moshë dhe nuk mund të arrija nivelin e vajzave të tjera që merreshin me futboll, por kur jam rikthyer në Shqipëri fillova të merresha me arbitrim. Më pranuan në federatë dhe tashmë kam gati një vit që jam pjesë e arbitrimit”, u shpreh Xhoana në “Pasdite në Top Channel”./TCH

Të këshilluara

Oyku Karayel drejt altarit

Oyku Karayel, aktorja e njohur për rolin e Xhemresë në serialin “Kuzey & Guney”, dhe partneri i saj, këngëtari Can Bonomo, së shpejti do të lidhin kurorë. M...

14:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI