Flash

Lihet jashtë sloganit për 10-vjetorin e pavarësisë, reagon nëna e Era Istrefit

Lapsi.al 16 February 2018
Lihet jashtë sloganit për 10-vjetorin e pavarësisë, reagon

10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës ka shpërndarë lajme këto ditë në të gjitha mediat e portalet. Ardhja e Rita Orës, Dua Lipës, koncerti i madh në qendër të Prishtinës, të ftuar specialë që do të përshëndetin eventin dhe përvjetorin e 10-të, organizime e shfaqje artistike – të gjitha bashkë do të plotësojnë dekorin e festës së madhe të kësaj të shtune.

Por krahas shumë programeve të përgatitura në prag të këtij eventi, dy ditët e fundit është ndarë në rrjet edhe një logo me tri vajzat e njohura të Kosovës, Rita Ora, Dua Lipa dhe sportistja Majlinda Kelmendi.

Slogani që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe që u dedikohej vajzave nga Kosova, të suksesshme përtej kufijve të vendit të tyre, në fak nuk ka përfshirë emra të suksesshëm në Kosovë. “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën!”- shkruhet në sloganin e ri me portretet e vazjave të njohura.

Por përjashtimi i artistes Era Istrefi nga logoja duket se nuk është pritur mirë nga familjarët e këngëtares, e veçanërisht nëna e saj, Suzana. Në një prononcim për Express, nëna e Erës është shprehur se e bija është vlerësuar në të gjithë botën, suksesi i saj është i pakrahasueshëm me të të Ritës dhe Duas.

“Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizajnu/ shkru edhe se unë, e kanë shti Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar, e ata që nuk e kanë shti hiç nuk është problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas. Pse është i pakrahasueshëm, sepse e dimë të gjithë. Prej një vendi të vogël një sukses që e ka arrit Era, deri sot nuk e ka arrit asnjë artist, asnjë artist i filmit, as muzikës popullore, as pop, ama bash kërkush. Dua dhe Rita kanë arritur shumë, po prej një vendi që është njëri prej vendeve ma me perspektivë dhe ma të zhvillum në botë. Unë jam ajo nana më krenare në botë, që asnjë nanë nuk e ka përjetu suksesin e fëmiut të vetë si unë”,- ka thënë nëna e Erës.

Nga ana tjetër, autorët e logos që ka marrë vëmendjen e të gjithëve janë shprehur se Era nuk është pjesë e saj, sepse ata kanë gjykuar që përsa i përket muzikës, Era nuk është e të njëjtit kalibër si Dua dhe Rita.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI