Flash

The Guardian: Po negociohet ndarja e Kosovës

Lapsi.al 16 February 2018
The Guardian: Po negociohet ndarja e Kosovës

Ndarja e Kosovës ka zënë vend sot në një artikull të gazetës prestigjioze britanike The Guardian. Sipas gazetës londineze që u referohet diplomatëve dhe politikanëve, me këtë opsion në tryezë, Kosovës po i përgatitet një skenar i tmerrshëm: Veriu i  bashkohet Serbisë, në këmbim të pranimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Gazeta britanike ka publikuar një shkrim të gjatë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në artikull kanë folur Hashim Thaçi, Edi Rama, Bernard Kushner dhe figura tjera për sfidat dhe arritjet e Kosovës, por edhe diplomatët në kushte anonimiteti. Sipas The Guardian, përfaqësuesit diplomatikë kanë treguar se ndarja e Kosovës  është në tryezën e bisedimeve,  në një modalitet të rrezikshëm: Veriu i bashkohet Serbisë, në këmbim të ulëses së Kosovës në OKB. Gazeta prestigjioze britanike ka shkruar për ndarjen e Kosovës si një opsion që ndodhet në tryezën e bisedimeve. Gazeta Express ka publikuar një seri shkrimesh ditëve të fundit rreth kësaj teme, në të cilën janë të përfshirë politikanë të nivelit të lartë në Kosovë, të Serbisë dhe Shqipërisë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mohuar ditë më parë se po diskuton me autoritetet serbe për ndarjen por disa herë në deklaratat e tij ka thënë se pas fundit të bisedimeve me Serbinë vendi do të mbajë një referendum pa specifikuar se për çka. “Bisedat off the record me diplomatë dhe politikanë për ndarjen e mundshme të Kosovës – Serbia duke mbajtur veriun dhe këmbim të ulëses për Kosovën në OKB – janë rritur muajve të fundit”, shkruan The Guardian. “Por shumë kanë frikë se kjo mund të nxisë një reagim zinxhiror për një konflikt të ri në Ballkan ku do të përfshiheshin Bosnja dhe Maqedonia multietnike si dhe serbët në Kosovën qendrore që lehtë mund rrezikohen nga përpjekjet për ndarje", thekson gazeta. “Do të ketë eksod të ri, shkatërrime të trashëgimisë dhe kaos”, citon The Guardian, priftin Sava Janjic, abat në Manastrin mesjetar të Deçanit. “Nuk mund të besoj se ende ka njerëz që propozojnë ndarjen”, ka thënë Janjiç. /gazetaexpress/

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI