Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

"Non abbiamo armi" i Ermal Metës albumi më i shitur në Itali

Lapsi.al 19 February 2018
"Non abbiamo armi" i Ermal Metës albumi më i shitur në

Nga fitorja e Sanremos me Fabrizio Moro te kryesimi i klasifikimeve për albumet, “Non abbiamo armi” i Ermal Metës, i publikuar më 9 shkurt, renditet i pari. Albumi i tretë si solist i këngëtarit përbëhet nga 12 këngë të papublikuara më parë, të cilat vishen me tinguj e melodi që konfirmojnë talentin e Metës.

Ndërkohë, vijon suksesi i “Non mi avete fatto niente”, fituesja e Festivalit italian të Këngës, së bashku me Fabrizio Moro. Kënga renditet në vendin e parë në klasifikimin “Earone”, duke rezultuar si më e transmetuara e javës në radiot italiane. “Non mi avete fatto niente” ishte edhe e para në “iTunes” dhe në Top 50 Italia, gjithashtu hyri dhe në Global Viral të “Spotify”.

Videoklipi i këngës, i cili nuk ka shumë që është hedhur online, është realizuar nga Michele Placido dhe Arnaldo Catinari, që tregon imazhet e mbledhura nga dy autorët përmes frikës së përjetuar edhe në muzikë në vitet e fundit. Një ndjenjë që përfshin çdo cep të Tokës. Për këtë arsye janë futur titra, që e përkthejnë tekstin në shumë gjuhë; shqip, frëngjisht, turqisht, rusisht, gjermanisht, norvegjisht, islandisht, finlandisht, greqisht, arabisht, hebraishte, japonisht, kinezisht, spanjisht, portugalisht, anglisht dhe suahili.

Të këshilluara

Elton John sulmohet nga fansat në skenë

Gjatë një koncerti në Las Vegas, Ellton John, është goditur në mënyrë të befasishme nga një fans i tij në kohën kur ishte duke performuar në skenë. “Saturday Ni...

17:35

Xhensila tregon të vërtetën e shtatëzanisë

Gjatë kësaj jave që lamë pas, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u kthyen sërish në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve për një pritje të ëmbël nga an...

16:34

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI