Flash

Ermal Meta: E dua Fabrizon por jo aq sa për të qënë gay

Lapsi.al 20 February 2018
Ermal Meta: E dua Fabrizon por jo aq sa për të qënë gay

Pas triumfimit në “Sanremo” me “Non mi avete fatto niente” Ermal Meta arriti dhe një sukses tjetër. Albumi I tij rezultoi të ishte më I shituri në Itali.

Por duke lënë pas këto suksese Ermal Meta po përflitet edhe për një lidhje dashurie me Fabrizio Moron. Ka qënë një status I vetë këngëtarit shqiptar që bëri mediat të hidhnin dyshime mbi mardhënien e tyre.

“Ne duhemi por jo aq shumë”, ka shkruar në Tëitter Ermali.

Por këto zëra u mohuan kategorikisht nga vetë ai.

Nëpërmjet një statusi Ermali thekson se ishte një ironi dhe nëse një ditë do të ndryshonte diçka do të ishte ai I pari që do ta deklaronte.

“Kam ironizuar me disa foto qesharak pa u ndjerë I ofenduar. Homoseksualiteti nuk është diçka për t’u mbrojtur. Është vetëm se më pëlqejnë gratë, ashtu siç I pëlqejnë dhe Fabrizios. Nëse do të ndryshonte diçka ju premtoj se do ju them vetë! #Rroftëdashuria” ,- ka shkruar Ermali duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet.

Kujtojmë se kantautori shqiptar prej vitesh është I lidhur me një spikere radiofonike ndërsa po ashtu dhe Fabrizio është në një lidhje dashurie që prej vitit 2007 me një grua që quhet Giada dhe ka dy fëmijë Libero dhe Anita.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI