Flash

Ndarja e detit/ Kush ka të drejtë në përplasjen Meta - Bushati?

Lapsi.al 20 February 2018
Ndarja e detit/ Kush ka të drejtë në përplasjen Meta -

Marrëveshja e përcaktimit të kufirit shqiptar me Greqinë nga një sherr ndërkombëtar është shndërruar në një konfikt lokal. Nga njëra anë qëndron qeveria e akuzuar se po kërkon të shmangë presidentin nga roli që duhet të ketë në këto negociata, duke dashur të futet në një proces sa okult po aq edhe jo transparent. Nga ana tjetër qëndron institucioni i presidencës, i akuzuar se po kërkon protagonizëm dhe një rol më të madh sesa i njeh ligji gjatë këtij procesi.

E gjithë beteja po zhvillohet nëse i duhet dhënë “carta bianca” Ramës dhe Bushatit për të arritur marëveshjen ashtu sikurse duan ata, apo ky proces duhet të kontrollohet edhe nga instancat e tjera. Në këtë kuadër është zhvilluar edhe debati i ditëve të fundit, nëse presidenti duhet ta japi apo jo autorizimin për plotfuqishmëri që të vazhdojnë negociatat me Athinën.

Konfuzionin në këtë debat, më shumë juridik sesa politik, e shtojnë vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010, pra ai që hodhi poshtë marrëveshjen Berisha - Karamanlis, si dhe ligji për marëveshjet ndërkombëtare i votuar nga socialistët në 2016. Në vendimin e Kushtetueses, rolit të presidentit i jepet një peshë tejet e madhe. Ndërsa ligji i 2016 e redukton atë vetëm në dhënien e autorizimit për plotfuqishmëri. Këtë të fundit e jep Ministri i Jashtëm. Nisur nga ky interpretim, qeveria Rama do ta marrë të gjithë procesin vetëm mbi shpatullat e veta.

Socialistët interpretojnë se Presidenti duhet ta japë autorizimin për plotfuqishmëri pa bërë llafe, sepse ai ka dhe dy hallka të tjera për ta kontrolluar procesin. Së pari, kur marrëveshja e arritur mes Tiranës dhe Athinës të bëhet gati për firmë, dhe së dyti, kur pasi të miratohet në parlament, Ilir Meta të firmosë dekretimin e saj.

Por nga ana tjetër presidenca pretendon të kundërtën. Ajo do të njohë emrat e atyre që negociojnë, CV e tyre, objektin konkret të negociatave dhe parimin që do të përdoret. Në letrën e fundit të bërë publike, që i dërgohej ministrisë së jashtme viheshin këto 3 kushte për të dhënë autorizimin për plotfuqishmëri.

Pavarësisht se kush ka të drejtën ligjore me vete (atë mund ta zgjidhë vetëm Gjykata Kushtetuese) pretendimi i Metës duket më i arsyeshëm dhe transparent. Publiku ka nevojë të dijë më shumë dhe të ketë një sy hapur për njerëzit që do i falin apo do t’i rrëmbejnë det Greqisë. Ky është një proces tejet i rëndësishëm për ta kryer në fshehtësi, pa kontroll dhe për ta lënë në duart e pak vetave, sado të zotët dhe të ndershëm të jenë potencialisht ata.

©Lapsi.al

Të këshilluara

The Guardian: Po negociohet ndarja e Kosovës

Ndarja e Kosovës ka zënë vend sot në një artikull të gazetës prestigjioze britanike The Guardian. Sipas gazetës londineze që u referohet diplomatëve dhe politik...

17:02

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI