Flash

Dokumentari / Dëshmia e amerikanëve se si fitoi Greqia 350 KM nga marrëveshja e detit

Lapsi.al 21 February 2018
Dokumentari / Dëshmia e amerikanëve se si fitoi Greqia 350 KM nga

Sot kur qeveria shqiptare është futur në tratativa opake dhe pa asnjë transparencë publike me Greqinë për të ndarë edhe njëherë në mënyrë klandestine kufirin detar është mirë të rishikojmë sërish atë që ndodhi në vitin 2009. Edhe atëherë kabineti Berisha duke anashkaluar presidentin. Duke mos informuar Shqiptarët bëri një marëveshje që sipas specialistëve i kushtoi vendit tonë 350 KM hapsirë detare. Edhe pas nënshkrimit edhe pasi shpërthyen polemikat, si në nivel politik, po ashtu edhe në nivel ekspertësh, protagonistët e atyre negociatave pretenduan se kishin bërë zgjedhjen më të mirë.

Deri sa skandali i madh i Wikileaks nxorri kabllogramet e departamentit të shtetit për Shqipërinë. Në disa korespondenca të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet troç. Marveshja e detit që bëri Sali Berisha u ndikua nga kërcënimi grek për të vënë veton lidhur me përparimin e Shqipërisë drejt Brukselit. Athina madje kërkoi që amerikanët dhe fuqitë e tjera të mëdha të liheshin jashtë këtyre negociatave.

Sipas kabllogrameve edhe negociatorët shqiptarë e kanë pranuar me gojën e tyre në selinë e rrugës së Elbasanit se ata i janë përshtatur vullnetit të palës helene.

Dokumentari i mëposhtëm tregon pikërisht këtë.  Ai hyn në një Zonë të Ndaluar që e nxorrën në pah vetëm dalja e kabllogrameve. Ai krahason gjithëashtu gjithë debatin e nxehtë që u zhvillua në Shqipëri nën syrin e dokumentave të departamentit të shtetit.

Ndaj kjo histori që i kushtoi shumë Shqipërisë, nëse ajo nuk do të qe rrëzuar nga Gjykata kushtetuese është sot më aktuale se kurrë. Sepse edhe sot bisedimet për rindarjen e detit po zhvillohen në fshehtësi të plotë, duke u përpjekur sërish të anashkalojnë presidentin e republikës dhe pa nxjerrë asnjë të dhënë se kush do të negociojë dhe me çfatë objekti.  

©Lapsi.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=SIRB9onRhAY

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI