Flash

James Gordon: Mirënjohës miqve gay, fëmijëve do u mësoj çdo gjë rreth tyre

Lapsi.al 2 March 2018
James Gordon: Mirënjohës miqve gay, fëmijëve do u mësoj

Moderatori i famshëm i emisionit “The Late Late Show” së fundmi është bërë pjesë e kopertinës së revistës “Attitude” ku ka treguar për herë të parë se si fama ka ndikuar në jetën e tij.

James është shprehur se në fillimet e karrierës së tij në vitin 2007 ishte në një gjendje negative shpirtërore pasi fama nuk ishte aq mahnitëse sa e kishte imagjinuar. Para se të firmoste kontratën për rolin e tij të parë si aktor ai u përball me ndarjen nga partnerja e tij prej 8 vitesh dhe kjo ngjarje asokohe u shndërrua në kryefjalën e portaleve online. Corden shtoi se të vetmit që i qëndruan pranë në atë periudhë të vështirë ishin prindërit dhe miqtë e tij gay. Moderatori tregoi se miqtë e tij të komunitetit LGBT e kanë ndihmuar për të dalë nga ajo periudhë e errët e jetës së tij dhe për këtë i është shumë mirënjohës.

“Në familjen time jam mësuar se duhet t’i duam njerëzit për atë që janë, askush nuk ka lindur me ndjenjën e urrejtjes. Jam mbështetësi më i madh i komunitetit LGBT, ata janë miqtë e mi më të mirë. Fëmijëve të mi do t’u mësoj çdo gjë rreth tyre dhe marrëdhënieve gay” -Theksoi James Corden në intervistën e tij.

Të këshilluara

Së shpejti dokumentari për Paul Walker

Ka qënë kompania  “Paramount Network” e cila ka marrë përsipër të realizojë një dokumentar për jetën e yllit te “Fast and Furious” Paul Walker. Aktori u nda nga...

13:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI