Flash

Basha: Bashkia e Tiranës lavatriçja e parave të drogës

Lapsi.al 5 March 2018
Basha: Bashkia e Tiranës lavatriçja e parave të drogës

Duke folur për 180 milionë eurot e drogës së kapura pak ditë më parë kreu i PD-së Lulzim Basha ka theksuar se jo vetëm ky trafik nuk mund të bëhej pa bekimin e qeverisë, por ai këmbënguli se socialistët kanë gjetur edhe mënyrën e pastrimit të parave të këtij trafiku që po vdes çdo lloj biznesi tjetër në vend (50 % biznese të mbyllura këtë fillim viti tha ai). Pasi ka nënvijëzuar se skema përsëritet gjithmonë njësoj, se kapen vetëm peshqit e vegjël apo shoferët dhe mbeten anonimë (si në rastin e Xibrakës) kokat e trafikut Basha ka akuzuar edhe bashkinë e Erion Velisë si mekanizmin e pastrimit të parave të këtij biznesi kriminal. “Jo më kot gjatë këtij mandati janë dhënë plot 167 leje ndërtimi kur Tirana është e ngopur me apartamente” ka thënë Basha. Sipas të dhënave të parashikuara nga buxheti i këtij viti i bashkisë së Tiranës (nxjerë nga taksa e ndikimit në mjedis), parashikohen të investohen në industrinë e ndërtimit afro 300 milionë euro. Pyetja që shtrojnë specialistët është: Nga dalin këto para kur dihet se bankat kanë frikë t’a kreditojnë industrinë e ndërtimit?

Pikërisht kjo pyetje që prej kohësh qëndron pa përgjigje e ka bërë kryetarin e opozitës që sot në parlament të ngrejë hipotezën se qeveria jo vetëm e suporton biznesin kriminal të drogës, por ajo i ka ofruar atij mundësinë edhe të pastrojë paratë e tij përmes lejeve të ndërtimit në Tiranë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Patozi dhe Bode nisin lëvizjen e re politike

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, dy prej themeltarëve të Lëvizjes për Ringritjen e PD-së kanë nisur një komunikim të ri me bazën e djathtë. Takimin e tyre të parë...

14:18

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI