Flash

Cili ishte objekti që bashkoi vipat në tapetin e kuq të "Oscar"

Lapsi.al 5 March 2018
Cili ishte objekti që bashkoi vipat në tapetin e kuq të

E vutë re flamurin amerikan në ngjyrë portokalle që kishin vendosur disa nga të famshmit që morën pjesë në ceremoninë e çmimeve Oscars? Në fakt, kjo shenjë, është vazhdimësi e formave të ndryshme që pjesëmarrësit kanë përdorur për të dhënë mesazhe të forta për shoqërinë.

Në ndarjen e çmimeve BAFTA dhe Golden Globe ata përdorën kodin e veshjes me të zeza për të mbështetur lëvizjen Time’s Up e cila flet për barazinë gjinore në kushtet e punës. Apo trëndafilat e bardhë gjatë ceremonisë të çmimeve Grammys dhe Birt Awards i cili simbolizonte ngritjen e zërit kundër abuzimeve seksuale në industrinë e filmit.

Simbolika e flamurit amerikan në ngjyrë portokalle është një mesazh i fortë për kontrollin e armëve. Marrë shkasë nga ndodhia fatkeqe e 2 javëve më parë ku 17 adoleshentë mbetën të vdekur nga të shtënat në një shkollë të mesme në Florida, shumë të famshëm kanë pranuar të bëhen pjesë e lëvizjes për të përforcuar kontrollin e armëve, sidomos pranë institucioneve arsimore.

Janë pikërisht këto kauza madhore që i bëjnë individët të bashkohen dhe të ngrejnë zërin. Një karficë e vogël në ngjyrë portokalle, mesa duket, po bashkon më shumë persona sesa mendohej në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars.

Të këshilluara

Veshjet më të shëmtuara në Oscar (FOTO)

Tapeti i kuq rezervon surpriza të shumta dhe është vendi perfekt për të parë se cila ishte veshur më mirë dhe cila më shëmtuar. Kjo është lista me emrat e përmb...

12:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI