Flash

Frances McDormand godet me fjalimin e saj,'Na ftoni në zyrë për projekte'

Lapsi.al 5 March 2018
Frances McDormand godet me fjalimin e saj,'Na ftoni në zyrë

Aktorja më e mirë u fitua nga Frances McDormand në rolin protagonist që ajo p ati në filmin me skenar shumë të fuqishëm në “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”. Edhe parashikimet në sondazhet paraprake, absolutisht nxirrnin fituese Frances McDormand ndaj juria e “Oscars” nuk zhgënjeu këtë herë me zgjedhjen.

Me të marë trofeun në duar mbrëmjen e djeshme, McDormand dha edhe fjalimin më të mirë të jetës së saj. Ajo as nuk falenderoi gjatë dhe as nuk nisi të tregonte se sa e emocionuar ishte. Sapo mori mikrofonin, i kërkoi të gjitha vajzave dhe grave të cilat ishin nominuar në të gjitha kategoritë e “Oscars 2018” të ngriheshin në këmbë. “Do të doja që të gjitha vajzat dhe gratë që janë nominuar këtë vit në të gjitha kategoritë të ngriheni nga karriget tuaja. Meryl Streep, nëse ti ngrihesh, e sigurtë që dhe të tjerat do të të ndjekin. Eja të lutem!” – tha ajo edhe duke përdorur shaka.

Më pas, kur të gjitha u ngjitën McDormand rrëfeu: “Shihni rreth e rrotull, kemi të gjitha kaq shumë histori suksesi për të treguar. Por kemi ende shumë të tjera që i kemi në sirtar dhe vetëm duam që të financohen. Ju lutem, besoni tek projektet tona dhe na thërrisni në zyrat tuaja ose ju thërrasim neve në zyrat tona, si të jetë më mbarë!” – ka përfunduar ajo, duke bërë thirrjen e parë publike në “Oscars” për sponsorizime të projekteve të tyre.

Të këshilluara

Veshjet më të shëmtuara në Oscar (FOTO)

Tapeti i kuq rezervon surpriza të shumta dhe është vendi perfekt për të parë se cila ishte veshur më mirë dhe cila më shëmtuar. Kjo është lista me emrat e përmb...

12:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI