Flash

Pse Mila Kuins dhe Ashton Kutcher e "braktisën" "Oscar"

Lapsi.al 5 March 2018
Pse Mila Kuins dhe Ashton Kutcher e "braktisën" "Oscar"

Eventi që njihet si ngjarja më e madhe e vitit, e dedikuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze Oscar, për shumë personazhe të njohur nga bota e kinemasë e Hollywoodit, është një nga aktivitetet më të rëndësishme në axhendën individuale. Përgatitjet nisin shumë muaj përpara konfirmimit të datës zyrtare, sepse ka një kusht të pashkruar: të gjithë duhet të shkëlqejnë gjatë parakalimit në tapetin e kuq, gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeve të rëndësishëm, si edhe në festën post eventit, ku të gjithë yjet bëhen bashkë për të shijuar muzikën e përzgjedhur, pijet, bisedat, etj.

Një rregull i tillë duket se nuk ka pasur vlerë për ata të dy! Çifti i aktorëve amerikanë, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, e kanë braktisur cermoninë e ndarjes së çmimeve Oscars 2018, për diçka më private, më intime. Ndonëse, njihen si bashkëshortë diskret sa i përket rrjeteve sociale, ata nuk e kanë kursyer një foto të të dyve. Sipas revistës People, ka qenë Ashton i cili ka publikuar një foto ku ata të dy duken shumë bukur bashkë, e ku ka shkruar: "night out with the wife".

Ai i veshur me smoking dhe Mila me një fustan të zi elegant shkëlqenin me njëri-tjetrin, ndërsa kanë shijuar momente më private, larg protagonizmit në tapetin e kuq, prozhektorëve, paparacëve, et. Ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës tre vjeçe Wyatt Isabelle dhe djalit 14 muajsh Dmitri Portwood.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI