Flash

Pas 18-të vitesh çizmet "Ugg" vijnë me një risi të re

Lapsi.al 6 March 2018
Pas 18-të vitesh çizmet "Ugg" vijnë me një risi

Çizmet e famshme të firmës UGG kanë krijuar një reputacion të mirë por duhet të pranojmë se që prej viteve 2000 ato kanë mbetur në një stil të njëjtë, pa sjellë asgjë të re… 2018 është viti i ndryshimit, çizmet e prezantuara në javën e modës në Paris nuk kanë lidhje me çfarë jemi mësuar të shohim zakonisht nën stemën UGG.

Në një bashkëpunim me markën franceze Y/ Project, UGG na sjell më në fund këpucën e saj të fundit, një çizme të jashtëzakonshme! Çizmet më të reja UGG janë si gjithmonë të ngrohta, të rehatshme, shumë të gjata dhe si rrallëherë, me takë të hollë!

Këpucët që pushtuan sfilatën në Paris hera herës ngjajnë si pantallona dhe janë aq “fashion” sa mund të themi me siguri që nuk janë çizmet e zakonshme UGG të cilat i përdorni për shpejtësi, për të ecur me qenin apo për të shëtitur në një ditë të ftohtë dimri….

Gjithashtu, pjesë e koleksionit të ri të UGG janë edhe gjysmë-këpucët super të ngrohta të cilat vijnë sigurisht me një takë stiletto dhe ngjajnë shumë bukur të veshura me një palë xhinse të ngushta pas këmbës.

“Çizmja klasike UGG mund të themi që është çizmja më e famshme në histori, ajo është e pakohë dhe dizajni mbresëlënës është faktori kryesor që e ka bërë këtë markë të “pushtojë” të gjitha vendet e botës… Duke ripunuar çizmen klasike me një “prekje” tipike të markës Y/ Project në dëshirojmë të celebrojmë historinë unike të këpucëve UGG”- është shprehur drejtori kreativ i Y/Project, Glenn Martens.

Nuk ka më vend për dyshime, tashmë UGG mund të jetë një alternativë për të gjitha shijet!

Të këshilluara

Java e modës/ Tendencat e vjeshtë 2018-të

Tendencat e modës ecin gjithmonë shumë më herët sesa vet sezoni i saj. Gjatë Javës së Modës në Paris u prezantuan edhe këpucët të cilat, me shumë gjasa, nuk...

13:46

Si të mbani një lidhje në distancë

Ndonjëherë e keni të nevojshme ta keni pranë, pasi me një telefonatë ai/ajo mund t’ju gjenden pranë. Është e trishtueshme kur e mendon që duhet të presësh d...

11:47

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI