Flash

Pas tragjedisë në koncertin e saj, rishfaqet Ariana Grande

Lapsi.al 6 March 2018
Pas tragjedisë në koncertin e saj, rishfaqet Ariana Grande

Ariana Grande dhe i dashuri i saj Mac Miller u shfaqën në festën e Madonna-s të “Oscar”-it, mbrëmjen e së dielës. Ndërsa çifti ka qëndruar larg vëmendjes së publikut për shumë kohë, ata u fotografuan ndërsa arrinin në festë.

Kjo është hera e parë pas 6 muajsh, që Ariana është fotografuar në publik.

Muajin e kaluar, këngëtarja anuloi performancën e saj në “BRIT Awards” në Londër, për shkak të një sëmundjeje dhe nuk i ka përditësuar mediat e saj sociale, që nga dhjetori.

Këngëtarja dukej e mrekullueshme me fustanin e zi të shkurtër dhe çizmet mbi gjunjë. Dhe mund të themi se i shkojnë kaq shumë flokët platin.

Ariana e kaloi pjesën më të madhe të 2017-s nëpër turne, ndërsa u pa për herë të fundit në publik në shtator, kur u shfaq në koncertin në Charlottesville, Virginia.

Ajo kishte parashikuar që të shfaqej në “BRIT Aëards” për të nderuar viktimat e sulmit terrorist, që ndodhi në koncertin e saj në Manchester.

Ndërkohë mësohet se këngëtarja po i futet dhe fushës së aktrimit, me rolin e Elphaba në filmin “Wicked”.

Të këshilluara

Jay Z, artisti më i pasur

Forbes ka publikuar listën, e cila rendit artistët më të pasur sipas saj. I pari në listë është Jay-Z, si një ndër rreperët më të pasur në botë.Bashkëshorti ...

13:38

Vin Veli: Kam tradhëtuar, por jo Borën

Ndarja e Bora Zemanit dhe Vin Velit është komentuar gjatë në media kohët e fundit. Edhe pse çifti është përpjekur ta ruajë për vete jetën private, dyshimet ...

20:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI