Flash

Pse Basha nuk i zbraz dot kafenetë

Lapsi.al 6 March 2018
Pse Basha nuk i zbraz dot kafenetë

Çdo student rishtar i psikologjisë nuk do ta kishte të vështrirë t’a interprentonte përgjigjen që kreu i opozitës i ktheu ish vëllezërve armiq në PD, që e kishin kërcënuar se do të themelonin një parti të re.

Ironia me “sulmet që vijnë prej kafeneve”, nuk qe asgjë më tepër sesa një lapsus froidian. Kjo shprehje direkte e inkoshiencës e zbulonte lehtësisht atë që Lulzim Basha kishte në mendje.

Në një analizë qoftë edhe të sipërfaqshme, ajo që u duk si gafë do të rezultonte, në fakt, një bindje e brendëshme që është rrënjosur thellë tek lideri i demokratëve.

Le t’a përmbledhin. Kur Lulzim Basha anatemon kritikët e tij më të fortë, Patozi, Topalli, Bode apo Imami si njerëz që e sulmojnë nga tavolinat e kafeneve, ai nuk do vetëm të nënvleftësojë idetë e kundërshtarëve të tij. Ai nuk do vetëm të theksojë se ata janë tashmë të dobët, të parrezikshëm dhe të mundur përfundimisht.

Por, në mënyrë të pandërgjegjshme ai do të nxjerë në pah një antitezë të rëndësishme: “Ju dridhni zinxhirin, unë kam pushtet; ju vrisni kohën kot, unë kam frenat e vendimmarjes; ju shtyni orët para një filxhani, unë mbretëroj në zyrën kryesore të PD; pra ju s’keni në dorë asgjë ndërsa unë i kam të gjitha”.

Pavarësisht se një gjë e tillë nuk pranohet publikisht, lapsusi froidian i Lulzim Bashës nxori në pah një të vërtetë të madhe. Atë që besojnë të gjithë kryetarët e partive shqiptare. Atë se kush ka postin, zyrën, vulën, nuk e humbet kurrë betejën.

Me qindra herë në këtë vend është provuar se ata që kanë arritur të uzurpojë partinë i kanë mbijetuar të gjithë kundërshtarëve dhe të gjitha shizmave.

Dhe këtu as Basha nuk gabohet.

Ai ka privilegjin të tregohet mospërfillës me të gjithë ata të cilëve u preu përgjysëm karierën politike, që i përjashtoi me firmën e vet personale dhe  që i pushkatoi si viktima të paktit të 18 majit me Ramën.

Sa do të mundohen, ata as nuk i’a marrin dot partinë dhe as nuk i kthejnë dot strukturat kundër.

Fatkeqësisht këtu Basha ka të drejtë.

Por, nga ana tjetër ai po bën një gabim strategjik. Sepse beteja e tij nuk është të mundë, as veç e veç, Patozin, Topallin, Imamin, Rulin, Boden, Bregun dhe as ata të gjithë së bashku.

Gara e tij e vërtetë është të rikuperojë ato 200 mijë vota që i firuan në zgjedhjet e shkuara edhe si pasojë e ndarjes që i shkaktoi PD-së. Sfida e tij është që të rikuperojë sa më shumë është e mundur nga katastrofa elektorale (e ngjashme me atë të vitit ’97) ku e gremisi partinë.

Dhe për të bërë këtë nuk i lipset aspak një konflikt i dytë me ata që i vrau njëherë politikisht. Sepse problemi real i Bashës nuk është si t’a përçajë PD në “njerëz të zyrave” dhe “njerëz të kafeneve”, por si të bëjë të mundur që të gjithë të lënë lokalet dhe të kthehen në seli. Pasi në të kundërt ai do të dalë gjithnjë fitues ndaj kritikëve, por do t’i lërë përjetësisht të mundur demokratët.

©Lapsi.al   

 

 

Të këshilluara

A erdhi dita për të mbrojtur Berishën?

Një koalicion i gjërë kolegësh pro qeveritarë janë përfshirë në një thirrje për të bojkotuar mediatikisht Sali Berishën, pas ndërhyrjes, sa brutale aq edhe vulg...

11:57

Lali dhe Përbindëshi, 2 fytyrat e Veliajt

Më në fund, shpëtimi erdhi andej nga nuk e prisnim, nga Fevziu. U desh vetëm 1 emision për të nxjerrë nga binarët e për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të Kr...

14:04

Kur lali Eri shthuret live

Po t’i shikoje sot shumë nga komentet e përballjes së Erion Veliajt me gazetarët në "Opinion", të bënte përshtypje një emërues i përbashkët. Në të gjitha thekso...

11:56

Edi Rama dhe arti si shtesë pallati

Një duzinë aktorësh po protestojnë këto ditë, siç thonë dhe vetë, për të ruajtur vendin e tyre të punës, godinën e Teatrit Kombëtar, por në fakt ndoshta pa vetë...

13:59

Pse u rebelua Bert Ndrenika?

Disa copëza kronikash televizive të emetuara pa kujdes aty këtu, disa filmime të një tubimi të aktorëve të Teatrit Kombëtar dhe më pas disa deklarata konfuze ar...

18:19

Si frenohet shoferi Edi Rama ?

Kohët e fundit në kampin opozitar janë shtuar akuzat ndaj atyre, që deklarojnë nëpër media se “janë të gjithë njëlloj”. “Si mund të jemi ne njëlloj me këta, që ...

15:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI