Flash

Jimmy Kimmel i përgjigjet kritikave të Trump për "Oscar 2018"

Lapsi.al 7 March 2018
Jimmy Kimmel i përgjigjet kritikave të Trump për "Oscar

Oscars, një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për kinematografinë e Hollywood-in, komentohet gjithmonë nga mediat e personazhe të ndryshëm të skenës në mbarë botën. Mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të gjithë janë sy e vesh për të mësuar se cili fiton çmimin e madh. Të ftuarit e kësaj mbrëmje, pregatiten me kujdes edhe në detajet më të vogla, paraqitja e tyre në tapetin e kuq të Oscars duhet të jetë e kuruar 100%.

Por, mesa duket, këtë herë jo të gjithë kanë qenë entuziastë për mbrëmjen e Oscars 2018. Njëri prej tyre është edhe vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili në postimin e bërë në Twitter ka shkruar: “Oscars me shikueshmërinë më të ulët në histori. Problemi është se nuk kemi më yje, përveç presidentit( bëj shaka, sigurisht)”.

Komentet dhe reagimet kanë qenë të ndryshme, por më pikanti ka qenë ai i Jimmy Kimmel, i cili ishte edhe moderator i mbrëmjes së Oscars 2018.

Ai ka ripostuar në profilin e tij në Twitter, atë çfarë Trump kishte shkruar, me një koment të tij bashkëngjitur: “Faleminderit, Presidenti me më pak ndjekës në histori”.

Një përgjigje tipike e Jimmy Kimmel kjo.

Të këshilluara

Kim publikon foton nudo gjatë drekës (FOTO)

Kim Kardashian duket se i ha makaronat pa rroba fare. 38-vjeçarja postoi në Instagram një foto “topless” ndërkohë që po ushqehej. Kimi shihet me “asetet” jas...

13:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI